Hiri i dashurise eshte tjetri

Hiri i dashurisë është tjetri

Më 14 tetor Luljeta Dano së bashku me dy poete shqiptare të letërsisë moderne shqipe, Luljeta Lleshanaku dhe Ledia Dushi, përfaqësojnë në Panairin e Frankfurtit "zërin poetik femëror" siç e kanë cilësuar organizatorët. Pak e habitshme, por për mungesë fondesh treshja, shkon e vjen vetëm brenda 24 orëve. Megjithatë intervista me Lujeta Danon, autore e disa vëllimeve si "Nusja e kthyer" (poezi), "Xhindet në kodrën e Jakovit" (tregime), "Orët e shahut" (roman) dhe "Plakonjat" (dramë), na jep një pamje tjetër dhe të ndryshme nga ajo që tentojnë klishetë e tematikës për të cilën këto autore janë paralajmëruar se duhet të flasin. Realiteti Danos që për koincidencë i përkon "Shqipëria e brendshme" i zgjedhur për titull forumi nga menaxherët shqiptarë të kulturës në Frankfurt dhe që në mënyrë të përveçme s'ka lidhje me "emancipimin e femrës shqiptare dhe mbizotërimin ndaj shtypjes ideologjike."

Kur dhe ku ke lindur?

Më 1 prill 1967 në Fier. Sapo kishin filluar të mbylleshin kishat. Dhe që në ditët e para unë bëj një udhëtim të gjatë për t'u pagëzuar fshehur në Vajkan. U pagëzova me emrin Eleni. U pagëzova për të dytën herë menjeherë pas nëntëdhjetës, sepse prifti që më kish pagëzuar dikur, Papu Zariku, kish qenë partizan që më pas kish veshur rroben e priftit dhe autoriteti i kishës nuk e quante të ligjshëm atë pagëzim që më ishte bërë më 1967.

Pse këmbëngule?

U ripagëzova në emër të traditës.

Si e mban mend vendin e lindjes.

Të kredhur në lule dhe fruta. Fieri i fëminisë kishte rrugë shumë të drejta siç i shohim në fotot e viteve 30. Fieri dhe Korça kanë qenë dy qytete që kanë pasur një urbanistikë të mirë. Më kujtohet që vendi i lindjes sime ka pasur dhe shumë gramafonë. Sot më shkakton nostalgji viti 1980 kur filloi të prishej pazari i Fierit, një vepër arti, me pemët e vjetra të qytetit që ishin mbjellë nga stërgjyshi im, Kostandin Kondakçiu, bahçevan i Ymer Pashë Vrionit, i cili në vitin 1905 kishte sjellë fidanët nga Janina.

Nga kjo arkitekturë gjelbërimi kanë shpëtuar rrapet dhe eukaliptet në disa segmente rrugësh. Kam atë dhimbjen dhe ngashërimin që kur kalonin andej gjyshja ime me të motrën, thoshin: Dora e babait.

Në fillim natyra, po librat kur vijnë?

Libri i parë që kam lexuar pas abecesë ishte "Shpella e piratëve". Dhe shumë shpejt do të lexoja "Manastirin e Parmës".

Po prindët si i kujton në atë kohë?

Babai ishte njeri që lexonte, ndërsa nëna, as libër, as gazetë, as film ka parë. Indiferente ndaj gjërave të krijuara. Dhjetë vjet më parë mësova se kishte shkruar historinë e familjes. Jam habitur si kjo grua që s'ka lexuar, të shkruajë historinë e familjes si një libër. Pas çdo episodi, ndërsa fliste për zhvendosjet e familjes së saj nga një vend në tjetrin, shkruante: babai donte të na ndërtonte një shtëpi të re. Është një kohë e tërë aty, jo vetëm familja e saj. Përshkruan hejtë e akullit, kohën kur shkonin në shkollë me nallane dhe mësuesit që flinin në shkollën e Kolkondasit.

Është po aq i rëndësishëm ndikimi i këtij mjedisi tek ty sa të tjerët më pas?

Kam qenë me fat që kisha një bibliotekë të pasur prej tim eti, po është dhe roli i gjyshes me këngët dhe përrallat që s'kishin fund. Është edhe merita e qytetit, e Fierit ku në emër të zhvillimit bujqësor dhe industrial, ishte tretur gjithë Shqipëria. Kishte rrethe intelektuale, nëse mund të shprehem kështu, të një koeficienti të lartë.
Në fund mbetet një ngjyrë, gati hiri. Thua të jetë kjo ngjyra e ndjenjës që dikur ishte flakë e kuqe dhe i bënte gati të turpëroheshin? Ajo çka i mbeti secilit nga ato 35 vite bashkë, është tjetri. Pavarësisht se u deshën shumë, pavarësisht se lindën fëmijë, edhe pse ndenjën pa gjumë për ta, edhe pse tradhtuan, edhe pse nuk u deshën më… Për të konkurruar në edicionin e tretë të Festivalit të regjisorëve të rinj, Kledi Kapexhiu ka zgjedhur pjesën "Krevati". Nga titulli mund ta paragjykosh veprën si erotike apo bulevardeske. E aq më tepër kur sheh në posterin e vendosur përpara Teatrit Kombëtar portretet e Helidon Finos dhe Holta Dakut mendon se bëhet fjalë për një komedi të fortë. Vepra ka nota humori, sigurisht. Mjaft të shohësh mimikën e aktorëve dhe të buzëqeshësh, por nuk ka asgjë nga humori bajat dhe shprehjet vulgare. Madje nuk ka as erotikë. Pjesa "Krevati" e dramaturgut holandez Jan de Hartog, është komedi dramatike, sa ç'është edhe vetë jeta. Jeta me stinët e saj. Ka pranverë dhe dimër, dashuri, tradhti, urrejtje. Të gjitha këto, përveç lojës së zhdërvjellët të aktorëve, regjisori Kledi Kapexhiu i jep përmes ngjyrave. Kur Anjeza dhe Majkëll mbajnë ende veshur rrobat e dasmës, ajo fustanin e bardhë dhe ai një kostum në të njëjtën ngjyrë, krevati në mes të skenës është i mbuluar me të kuqe, nga pas shpërthen një dritë po e kuqe.

Me kalimin e viteve që jepen nga njëra skenë në tjetërn me hyrjen dhe daljen e njerëzve në errësirë, ngjyrat ndryshojnë. Marrin nuanca në varësi të intensitetit të ndjenjës dhe moshës së çiftit. Ekuqja bëhet portokalli, lejla, e gjelbër, bojëqielli dhe në fund ngjyrë hiri në të bardhë. Një sërë elementësh, gjetjesh regjisoriale, plotësojnë lojën e aktorëve. Të tretët janë të pranishëm në çdo skenë. Një herë fëmijët, pastaj një e dashur, por nuk ka nevojë të jenë fizikisht. Ata ndihen gjithsesi. Dhe spektatori mund të gjejë veten në çdo ngjyrë dhe mund të presë të tjerat. Sepse jeta është kështu. Pjesa e Jan de Hartog (The four poster – titulli origjinal) vjen për herë të parë në skenën tonë, e përkthyer nga Eva Leka. Ka korrur sukses në skena të mëdha botërore, është ekranizuar dhe bërë musical. Ka fituar çmime si "Tony Award", "Volpi", etj., dhe ka qenë e nominuar, për trofetë më të rëndësishëm të kinematografisë. Autori i saj de Hartog, lindi në vitin 1914 dhe vdiq në 2002 në Hollandë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të krijimtarisë u përndoq nga Gestapo dhe u detyrua të emigrojë në Londër e më pas në Amerikë. Për hollandezët Hartog është një hero.

Intervistë me regjisorin e ri Kledi Kapexhiu

Pse konkurroni me "Krevatin"?

Sapo e lexova pjesën, më bënë përshtypje momentet që autori shkëput nga jeta bashkëshortore e një çifti. Më pëlqeu të shihja se si dy njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë jetën bashkë, se si e ndërtojnë marrëdhënien e bashkëjetesës. E fillojnë me dashurinë dhe gjatë gjithë kohës shohin se si transformohet kjo dashuri dhe si përfundon në një marrëdhënie shumë të thjeshtë mes dy njerëzve. Teksa e lexoja mendova me vete: Çfarë mbetet në fund të jetës? Na mbetet njëri-tjetri. Kjo më pëlqen. Kësaj i kam mëshuar. Në fillim dhoma është mbushur, pastaj ajo zbrazet dhe çka mbetet është një krevat dhe dy njerëz që vishen në të njëjtën ngjyrë, në të njëjtën gamë, për të dhënë një ngjyrë të plotë.

Nuk ju trishton ky transformim?

Ka trishtim, ka edhe frikë. Dhe unë them, sa mirë që ka! Sepse jeta është kështu. Sepse ndihesh i gjallë. Skenë pas skene, autori mbërthen disa pika që të bëjnë me të vërtetë të ndihesh i gjallë. Ka gëzim, ka edhe trishtim. Autori i përpunon shumë bukur. Nuk i vë faj asnjërit dhe as tjetrit edhe kur tradhtojnë, edhe kur nuk duhen më, edhe kur ajo tenton të ikë nga shtëpia, pavarësisht se janë dashur një skenë më përpara. Nuk ka trishtim, sepse asnjë nuk ka faj në një marrëdhënie bashkëshortore. Nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie si ajo, kur njerëzit dashurohen e më pas zgjedhin të bashkëjetojnë. Ndërkohë që bashkëjetesa dhe dashuria nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra tjetrën. Sprova më e madhe për dy të dashuruar është të martohen, të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Njëra është një ndjenjë shumë e fortë njerëzore, si edhe instinkt, kurse tjetra është një rregull shoqëror. Kështu që sfida qëndron pikërisht këtu, tek transformimi i ndjenjës. Të gjithë do të donim që të ishte ashtu si në fillim, por është e sigurt që ndryshon.

Holta dhe Helidoni janë nga ata aktorë që garantojnë humor, kjo është arsyeja që i zgjodhët?

Sa herë që regjisorët lexojnë diçka shohin edhe aktorët që mund ta luajnë pjesën. Gjithmonë më kanë pëlqyer këta aktorë. Dhe më vjen mirë që pranuan dhe që patën kohë. Duke i njohur të dy, faktin që kanë luajtur në komedi të mira, duke njohur potencialin e tyre, thashë sa mirë që kjo vepër ka brenda edhe dramë. Dramën e mirë, të fortë.

Shijet e tua nga anojnë nga komikja apo dramatikja?

Më pëlqen komedia, më pëlqen drama. Është mirë kur janë të dyja bashkë dhe është bukur kur vepra të flet mirë teksa e lexon, apo kur e sheh të shfaqet. Vjen një moment që nuk ka rëndësi më nëse është komedi, apo është dramë. Diferenca është nëse do ta shesësh këtë pjesë, nëse do ta vësh disa herë në skenë. Publiku është i prirur, që kur shkon në teatër, të qeshë më së shumti. Por mua kjo nuk më shqetëson. Le të jetë dramë ose komedi.

Mendoni se ky festival arrin të nxisë vërtet krijimtarinë e të rinjve?

Duhet ta bëjë dhe nuk duhet të jetë tentativa e vetme. Shteti duhet të jetë më aktiv, duhet t'i mbështesë dhe t'i promovojë të rinjtë. Duhet ta institucionalizojë këtë marrëdhënie me kusht që edhe sponsorët të jenë më të hapur për të ndihmuar. Dhe të mendosh se teatri nuk kërkon shumë para.

Pse nuk keni marrë pjesë më parë në Festivalin e të rinjve, ishit skeptik?

Fillimisht nuk kam qenë në Shqipëri, pastaj jam marrë me gjëra të tjera dhe të them të drejtën nuk jam fare krenar, që nuk jam marrë me teatër në këtë kohë. Por ndoshta duhet të vinte momenti i duhur, pjesa dhe aktorët e duhur.

Çfarë prisni pas festivalit?

Të nis një pjesë tjetër. Të gjithë do të donim të ishim më të mirët, por sinqerisht nuk ka vlerësim më të mirë se procesi i punës dhe ajo që del në fund.

Alma Mile : Gazeta Shekulli
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama