Hena Blu diçka e pazakonte do te ndodhe sonte

Hena Blu, diçka e pazakonte do te ndodhe sonte

Nëse diçka e pazakontë do t’ju ndodhë këtë të premte, ndoshta do të thoni se ndodhi “njëherë në hënë”, por mos harroni se hëna e nesërme do të jetë blu.

Shfaqja e hënës së dytë të plotë të muajit në 31 korrik, do të jetë rasti i parë i tillë në Amerikë që nga gushti i vitit 2012. Çdo muaj ka një hënë të plotë, por për shkak se cikli hënor dhe viti kalendarik nuk sinkronizohen, çdo tre vjet ne kemi dy hëna të plota në një muaj kalendarik.

Hëna do të marrë një ngjyrë blu, dhe kjo ndodh për shkak të tymit ose pluhurit grimcave që ngrihen në atmosferë, të tilla si ato të shpërthimit vullkanik.

Hëna më e fundit që kishte në të vërtetë një ngjyrë blu ishte në Edinburg, Skoci, në shtator të vitit 1950. Astronomi Robert Wilson që vëzhgoi ngjarjen arriti në përfundimin se hëna ishte në ngjyrë blu sepse drita e satelitit ishte duke udhëtuar nëpër një rrugë me grimca tymi dhe hiri nga zjarret në pyjet në Alberta, Kanada. Këto grimca kaluan Oqeanin Atlantik dhe fluturuan mbi Skoci, duke krijuar një spektakël të rrallë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama