Hautbois Franca nuk e nenvlereson Shqiperine

Hautbois: Franca nuk e nënvlerëson Shqipërinë

Gazetari i prestigjiozes franceze "L'Equipe", Johan Hautbois, i cili ndodhet në Austri për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare, pranoi të jepte mendimin e tij për kuqezinjtë, që do të jenë kundërshtarë me Francën në Grupin A në EURO 2016. france shqiperiSipas tij, Shqipëria në opinionin francez nuk është më një skuadër e vogël, por një faktor i rëndësishëm në futbollin europian që duhet marrë seriozisht në konsideratë.

"Para dy ndeshjeve miqësore, ku barazuam në Francë dhe humbëm në Shqipëri, nuk e njihnim Kombëtaren shqiptare dhe nuk i kushtonim rëndësi, ndërsa sot e shohim ndryshe këtë skuadër. Nuk është më një ekip i vogël, por një skuadër e aftë, madje të mposhttë Francën dhe ta vërë në vështirësi serioze, ndaj duhet vlerësuar në maksimum", thotë përfaqësuesi i prestigjiozes "L'Equipe" për "Supersport".

Në përballjen e dytë në grup mes Francës dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Velodrome më 15 qershor, "gjelat" sipas Hautbois, do të jenë shumë më të përqendruar.

"Unë jam francez dhe besoj se Franca ka mësuar nga gabimet e saj. Takimi i kaluar ka qenë thjesht një miqësore, ndaj mendoj se gabimet që skuadra bëri në Shqipëri nuk do t'i përsërisë në shtëpi. Në kampionatin europian do të jetë tjetër ndeshje. Franca luan në shtëpinë e saj, ku do të jetë më e përqendruar ndaj Shqipërisë, sepse tani e njeh më mirë dhe sigurisht e ka analizuar edhe lojën e saj", ka përfunduar gazetari francez.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama