Hapet shtepia e Ibrahim Kodres

Hapet shtepia e Ibrahim Kodres

Ne shtepine-muze jane ekspozuar vepra te tij qe nuk jane publikuar si dhe disa punime te fundit te pafirmosura. Shtepia-muze do te jete vazhdimisht e hapur, por ajo mund te vizitohet vetem me prenotim. Apartamenti i postkubistit te shquar eshte vene ne dispozicion te publikut ne saje te nje investimi te fondacionit me emrin e piktorit. Fondacioni "Kodra" ka realizuar ne Milano sistemimin e apartamentit te Ibrahim Kodres. "Kemi kryer nje sere punimesh restauruese ne brendesi te apartamentit", - thote Fatos Faslliu, njeriu qe kujdeset per administrimin e pasurise qe Kodra ka lene per fondacionin qe mban emrin e tij. "Per pjesen tjeter, gjithcka eshte sic e ka lene vete mjeshtri. Pikturat jane neper kavalete, nje pjese te paperfunduara, ndersa sendet e tjera neper vende. Tani po punojme per te inventarizuar mbi 6000 veprat e tij te shperndara neper bote, pasi vete mjeshtri nuk mbante kurre shenime dhe nuk dihet se ku kane perfunduar".

Ibrahim Kodra, postkubisti i shquar lindi ne Ishem te Durresit ku edhe u varros nje vit me pare. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjioze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua titulli "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise. Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argjentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten.

K.J - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama