Hani banane do flini si qengja

Hani banane, do flini si qengja

Bananet janë ushqimi ideal për të fjetur sa më mirë nëse ato konsumohen 30 minuta para se të flini. Studimet kanë treguar se kur fryti është i pjekur shumë, ai ndihmon në çlirimin e serotinës që është neurotransmetuesi i çlodhjes.

Bananet kanë një përmbajtje të konsiderueshme magnezi dhe kaliumi, që janë dy mineralet bazë për qetësimin nervor dhe muskulor. Ato janë një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë bananen me një mollë, ajo ka katër herë ma shumë proteina, dy herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, dy herë ma shumë vitamina të tjera dhe minerale.

 Ato përmbajnë vitaminën B6 që është e nevojshme për prodhimin e aminoacideve që ndërtojnë qelizat tona, gjithashtu përmbajnë vitaminën C, një antioksidues i denjë për të forcuar imunitetin dhe së fundi por jo më pak e rëndësishme, ato qetësojnë stomakun dhe tensionin e aparatit tretës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama