Halim Kosova Une e kam pritur Veliajn kur lindi nuk e kam konkurrent

Halim Kosova: Une e kam pritur Veliajn kur lindi, nuk e kam konkurrent

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka bërë një batutë me rivalin e tij Erion Veliaj, duke iu referuar diferencës në moshë që ata kanë. Kosova nuk e konsideroi Veliajn si konkurrent, pasi ai është i vogël.

Halim Kosova premton vijimin e punës për bulevardin e ri duke ftuar që në fund shiritin e inagurimit ta presë kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit me banorë që preken nga ndërtimi i bulevardit, kandidati i djathtë tha se do dëmshpërblehen të gjithë banorët dhe se problemet e pronësisë do zgjidhen me një zyrë juridike falas.

“Unë jam njohur me shqetësimet që keni ju këtu. Mënyra më e mirë është kompensimi deri më një i pronave, të cilat preken nga ky projekt i rëndësishëm. Unë jam i gatshëm, me të filluar punë në Bashkinë e Tiranës me një grup përfaqësuesish që preken nga ky projekt, të ulemi në tavolinë dhe të bëjmë maksimumin e mundshëm të shpërblimit në bazë të tarifave bashkëkohore dhe vlerësimit. “Ai nuk është konkurrent, por … nuk është, unë e kam pritë atë, bile kam pasur një vit punë kur ka lindur, po nejse, dhe po vrisja mendjen çfarë ka qenë ai kur kam filluar unë punë? M’u kujtua po nuk e them dot… Ai ka qenë pjesë e qeverisë dhe mund të kishte ndikuar në qeveri që ky problem të ishte zgjidhur në favorin tuaj dhe të qytetit tuaj, apo në favor të të dyja palëve”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama