Gruaja polake leter Rames Bejini dhurate vajzes sime zbatimin e ligjit

Gruaja polake leter Rames: Bejini  dhurate vajzes sime zbatimin e ligjit

Një grua polake i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i kërkon që të zbatohet vendimi i gjykatës që i ka dhënë asaj kujdestarinë e vajzës 8-vjeçare të lindur me një baba shqiptar.

Në letrën e saj Magdalena i shkruan kreut të qeverisë duke i bërë të ditur se një vendim i gjyqësorit i ka dhënë asaj kujdestarinë e përkohshme, por që përmbarimi nuk e ekzekuton si vendim pasi shprehet se mendimi i bashkëshortit dhe shkelja e Kodit të Procedurës qëndron më lart se vendimi i Gjykatës. 


Letra e plotë

Zoti Rama, bëni dhurate vajzës sime, zbatimin e ligjit!



I nderuar z. Kryeminister! Quhem Magdalena. Jam nje nene polake qe endet prej mese nje viti neper Shqiperi per te kryer rolin qe m’ka dhene Zoti, per te qene NENE! Sot vajza ime Claudia, mbush 8 vjece! Fatkeqesisht, babai i saj, nje shtetas shqiptar, me te cilin u dashurova e martova, tashme po me mban larg femijeve te mi, sepse sistemi i drejtesise ne kete vend, eshte bere pale me te.

 


A mund te me thoni z.Kryeminister, sa duhet te duroje nje nene per te qene prane femijeve te saj? Zbatova ligjin, nuk pranova te shkel ligjet e ketij shteti dhe u largova ne Poloni disa kohe per te rikuperuar lejen e qendrimit, me shpresen qe me pas im shoq do vinte ne Poloni sic me premtoi me femijet. Pranoja ta vuaj mungesen e tyre vetem te mos u nderpritej shkolla ne Shqiperi, pas premtimeve te tij prita te vijne ne vere…



Dhe pasi pashe qe shtetasi juaj po me ndan nga femijet sepse kishte kohe qe s’me donte me per grua, atehere, u riktheva dhe e dini cfare gjeta? Gjeta femijet qe i kishte kthyer kunder meje, duke i genjyer se isha larguar nga ata.

 


Me arrestuan policia e ketij shteti pa urdher arresti, pa informim paraprak, ne sy te femijeve te mi, pas improvizimit te skenave nga bashkeshorti im, vetem qe femijet te shikonin policine duke me arrestuar, dhe femijeve u interpretuan qe jam nje kriminele.



Keshtu quhen nenat ne kete vend kur pranojne dhunen e policise, institucioneve, vetem per te qene me femijet e tyre? Zoti Kryeminister, Gjykata me ka lene femijet ne kujdestari te perkohshme, por Permbarimi nuk e ekzekuton vendimin, sepse pretendojne se vullneti i ketyre drejtuesve, i bashkeshortit tim dhe i shkeljes se Kodit te Procedures, eshte me i larte sesa verdikti i Gjykatave.

 


Cfare mund te bej zoti Kryeminister? A mund te mi thoni vajzes time Klaudias sot publikisht se dua te jem aty te gatuaj torten per te? A mund t’ja thoni publikisht qe s’kam kryer kurre nje veper penale, dhe qe vetem se u largova ne Poloni per te respektuar ligjin e shtetit, une humba dashurine e saj, pasi i interpretuan se jam nene e padenje? Ju lutem z.Kryeminister! Mos me jepni asgje tjeter ne kete bote, dua vetem qe dikush ti ndaloje femijet e mi qe te genjehen me teper mbi mua, qe te genjejne nga frika sepse kane degjuar te jatin duke me thene ne sy se do me vriste me arme mes Durresit.



Une e di, une i ndjej, i kam nxjerre nga nje miter qe s’njeh nenshtetesi, edhe pse shpesh ne kete vend kam hasur shprehjen “Hajt me, nje k’’’v polake”…Ata jo vetem qe po genjehen cdo dite e me shume, por do mi semurin, se ata do genjejne nga frika qe t’me shpetojne mua. A po kerkoj teper ne kete vend? Po kerkoj te rri me femijet e mi, po kerkoj te zbatohet ligji dhe te frenoj padrejtesine qe po i behet femijeve te mi duke i vjedhur dashurine e nenes ne pabesi!



Zoti kryeministër, beni dhurate sot Claudias sime, zbatimin e ligjit me dashurinë e një nëne, Magdalena!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama