Greqi sulm racist ndaj nje emigranti adoleshent ia presin fytyren me shishe birre

Greqi, sulm racist ndaj nje emigranti adoleshent, ia presin fytyren me shishe birre
Një adoleshent ka qenë pre e sulmeve raciste në shtetin fqinj Greqinë, i cili është dhunuar barbarisht nga tre burra. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë gjatë ditës së Pashkës, ku një 14-vjeçar nga Afganistani është bërë pre e dhunës së egër raciste. Ai ka thënë së autorët kanë qenë tre burra me uniforma të zeza, të cilët e ndaluan të riun në rrugë dhe i kërkuan dokumentet.  Kur iu tha se ishte nga Afganistani, ata e rrahën dhe me një shishe birre të thyer i dëmtuan fytyrën.

Jo një, por 30 qepje bëri në fytyrë 14-vjeçari nga Afganistani, i cili është tani nën mbrojtje. Fëmija ka ardhur në Greqi me nënën e tij dhe ëndërronte të shkonte në Zvicër, për të takuar vëllanë e vet. Ai ka qenë i ndarë nga nëna, pasi organizatori i udhëtimit të tyre i kishte vënë në grupe të ndryshme. Ai u arrestua në aeroport dhe pasi u ndalua për 20 minuta, u lirua duke u përpjekur të kthehej në shtëpinë ku jetonte me refugjatë të tjerë afganë, por ndeshi në egërsinë e racistëve.

Fëmija tani është nën mbrojtjen e prokurorit publik dhe organizatës “Mjekët e Botës”. Ai së shpejti do të bashkohet me familjen e tij. Kur u pyetën se çfarë dëshiron ai tha: "Unë vetëm dua mamin tim."

Media greke e ka denoncuar ashpër këtë rast duke theksuar se sulmet raciste ndaj të huajve sa vijnë e shtohen në Greqi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama