Google zhvillon lente kontakti me kamera nje mundesi qe te verbrit te shohin

Google zhvillon lente kontakti me kamera, nje mundesi qe te verbrit te shohin

Google ka marrë patentën për prodhimin e lenteve “të zgjuara” të kontaktit, të cilat do të përmbajnë një kompjuter prej qelqi, të përshtatur brenda tyre.  Më herët, firma ka zhvilluar lente kontakti për njerëzit që vuajnë nga diabeti, përmes analizave të lotëve të tyre, për t’i paralajmëruar nëse nivelet e tyre të glukozës janë të ulëta.

Tani, ajo ka bërë publike planet për lente me një kamera të integruar, duke krijuar mundësinë që sistemet e syzeve Google të bien në mënyrë drastike, për shkak të ofrimit të mundësive të reja.

Sipas “PatentBolt”, sistemi mund t’i bëjë edhe të verbrit të shohin. Po ashtu, lentet kanë kapacitet për “wireless”, duke i lejuar të lidhen me një telefon tip smartphone, i cili mund të përdoret për të përpunuar të dhëna dhe për t’i dhënë përdoruesit komanda zanore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama