Google do te hyje ne trupin e njeriut!

Google do te hyje ne trupin e njeriut!

Google po synon të diagnostikojë sëmundje të ndryshme të njeriut si kanceri, sulmet në zemër, goditjet dhe sëmundje të tjera, të cilat pretendon t’i zbulojë në një fazë më të hershme.

Kompania është duke punuar me teknologjinë që kombinon zbulimin e sëmundjeve, nëpërmjet gëlltitjes së një pilule të veshur me sensorë. Ideja është të identifikohen ndryshime të vogla në biokiminë e personit, që mund të veprojnë si një sistem i paralajmërimit të hershëm.

Puna është ende në një fazë të hershme. Shumë sëmundje zbulohen vetëm kur ato janë në faza të zhvilluara që nuk mund të trajtohen. Ambicia e Google-s është të monitorojë vazhdimisht gjakun për gjurmët unike të kancerit, duke lejuar diagnostikimin, më parë se të shfaqen simptomat fizike. Po si!!

Pajisjet e  vogla, në përmasat e pilulave normale, mund të zbulojë kancerin nëse gëlltiten, pasi përmbajnë magnetë të vegjël, të cilët mund të “udhëtojnë” përmes gjakut të pacientit, të kërkojnë për qeliza të infektuara dhe të raportojnë më pas tek një pajisje me sensorë.

Të dhënat që përçohen nga pilulat mund të ngarkohen në internet ku një mjek i specializuar do t’i vlerësojë ato me syrin e një eksperti. Projekti, i prezantuar të martën, është iniciativa më e fundit e departamentit X të Google, që ka si qëllim aplikimin e teknologjive kreative për zbulimin e problemeve të mëdha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama