Google deklaron se nuk e urren Shqiperine!

Google deklaron se nuk e urren Shqiperine!
Matt Cutts, pjesë e grupit të gjigantit Google u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të përdoruesve të internetit, online nëpërmjet sistemit të videos. Së fundi, siç shprehet edhe vetë ai në video, i ka ardhur një pyetje interesante, nga një djalë nga Kosova. Pyetja në thelb është; a e urren Google Shqipërinë, pasi mungojnë disa shërbime në gjuhën tonë!

Cutts shprehet se Google nuk e urren Shqipërinë, duke kujtuar se tashmë Google, ka vënë në përdorim Google.al si dhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë pati një Doodle për të shënjuar këtë datë. Në jemi duke punuar, është përgjigjur ai, për të shtuar numrin e shërbimeve për përdoruesit e Google në gjuhën shqipe. Megjithatë kjo nuk është e lehtë, thekson ai.

“Nuk është se ne nuk e duam Shqipërinë. Ne e duam Shqipërinë shumë. Por duhet kohë për tu dhënë gjuhëve si shqipja të gjithë mbështetjen që ata meritojnë nga Google”- ka thënë Cutss.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama