Golden Steit mund Portlandin Majemi fiton ne Toronto

Golden Steit mund Portlandin, Majemi fiton në Toronto

Janë zhvilluar ditën e djeshme dy takimet e vlefshme për fazën "play off" në NBA. golden steitNë Konferencën e Perëndimit, skuadra kampione e Golden Steit udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve, teksa ka mundur dje me rezultatin 110-99 Portlandin në një ndeshje me rivalitet. Miqtë e dominuan takimin për tri perioda, por nuk arritën të përballonin ritmin e diktuar nga Uarrios në periodën e fundit, duke i përmbysur shifrat. Lilard me 25 pikë e McKolum me 22 pikë bënë që miqtë të ëndërrojnë për fitoren, por gabuan në fund.

Tompson me 27 pikë ishte basketbollisti më i mirë në parket për kampionët, mbështetur nga Grin me 17 pikë e 14 topa të fituar në tabelë. Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Majemi ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të "play off"-it në Konferencën e Lindjes ndaj Torontos, duke fituar 102-96 në fushën e skuadrës kanadeze.

Një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet, e cila u vendos në kohën shtesë, ku Majemi u tregua më i saktë dhe e meritoi suksesin e parë në këtë përballje. Dragiç me 26 pikë e Uejd me 24 bënë diferencën në parket për miqtë nga Florida, ndërsa për kanadezët u dalluan Valanciunas me 24 pikë e 14 topa në tabelë, si dhe DeRozan me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, e cila komplikon rrugëtimin e kanadezëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama