Godet eskorten e Berishes e iken Nishani pezullon Krenar Ahmetin

Godet eskortën e Berishës e ikën, Nishani pezullon Krenar Ahmetin
Krenar Ahmeti pezullohet nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë rrugore të kryeqytetit. Vendimi është marrë dje nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ndërsa në vend të Ahmetit në krye të policisë rrugore të Tiranës është komanduar Nazmi Shuli. Ish-kreu i policisë rrugore akuzohet se mbrëmjen e së shtunës, më datë 10 dhjetor 2008, ka goditur një nga makinat e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte Kryeministrin Berisha. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të zonës së "Bërrylit" në Tiranë, në një kohë kur eskorta e Kryeministrit po kthehej nga jashtë Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së 10 janarit 2009, Krenar Ahmeti ka qenë me makinën e tij të shërbimit, kur duke ecur indietro ka goditur njërën nga makinat e eskortës që po lëvizte disa metra pas automjetit të kreut të Qeverisë. Pas "përplasjes" me makinën e Gardës, ish-shefi i policisë rrugore mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përdorur makinën me të cilën kishte shkaktuar incidentin. Sipas të dhënave zyrtare nga hetimi, dyshohet se shefi i rrugores Ahmeti ka qenë nën efektin e lëndëve alkoolike, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme, thanë se incidenti tashmë është bërë objekt i hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, që po mbledh provat dhe materialet për të dërguar dosjen në Prokurori. Ndërkaq në vend të Krenar Ahmetit, mësohet se ditën e djeshme, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka komanduar Nazmi Shulin. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, mësohet se kanë qenë oficerët e Gardës së Republikës, që ndodheshin në makinën e goditur nga Krenar Ahmeti, ata që kanë lajmëruar sallën operative. Pas lajmërimit në sallën Operative të Gardës së Republikës, për incidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes. Gjatë komunikimit me gardistët, që ndodheshin në makinën e eskortës së Kryeministrit Berisha, policia ka mësuar edhe targat e automjetit që kishte shkaktuar incidentin, të cilat i përkisnin ish-shefit të Komisariatit të Policisë rrugore Krenar Ahmeti. Ai ndërkohë nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, madje siç kanë dëshmuar kolegët e tij gardistë, ishte larguar menjëherë pas përplasjes së automjeteve.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së 10 janarit 2009 Krenar Ahmeti ka qenë me makinën e tij të shërbimit, kur duke ecur indietro ka goditur njërën nga makinat e eskortës që po lëvizte disa metra pas automjetit të kreut të Qeverisë. Pas "përplasjes" me makinën e Gardës, ish-shefi i rrugores mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.


Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama