Gjyshja i shpeton jeten mbeses i dhuron nje veshke

Gjyshja i shpeton jeten mbeses, i dhuron nje veshke

Një vajzë 6-vjeçare e sëmurë shumë rëndë, Ella Chadwick, mori dhuratën më të bukur të jetës së saj nga gjyshja, Christina, e cila i dhuroi një veshkë. Operacioni është kryer dhe mjekët shprehen se nga monitorimi i vazhdueshëm, trupi i vajzës e pranoi transplantin. Ellës iu hoqën të dyja veshkat pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Ajo ka kryer gjithsej 38 operacione gjatë 6 viteve jetë. Në vitin 2010, i ati i dhuroi një nga veshkat e tij, por trupi i vajzës nuk e pranoi. Tani gjendja e saj është shumë e mirë, e gjitha falë gjyshes 59-vjeçare që sakrifikoi për mbesën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama