Gjykata e Larte vlereson ligjshmerine e arrestimit te Doshit e Frrokut

Gjykata e Larte vlereson ligjshmerine e arrestimit te Doshit e Frrokut

Brenda 48 orëve kjo gjykatë jep vlerësimin në se dy deputetët do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli apo do të lirohen, ndërjkohë që avoktatët e tyre kanë paraqitur kërkesën pranë kësaj gjykate.

Gjykata e lartë do të vlerësojë ligjshmërinë e arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Sipas ligjit Brenda 48 orëve, Gjykata merr në shqyrtim kërkesën për vlerësimin e  ligjshmërisë së urdhër-ndalimeve të Prokurorisë së Përgjithshme për dy deputetët. Avokatët e Doshit dhe Frrokut i quajtën të paprecedentë këta dy urdhëra-ndalimi. “Akuza është e tillë që arresti as është aplikuar dhe as është parashikuar nda ligji. Nuk ka as akuzë, vetëm është nën hetim’’, thanë avokatët.


Sajmir Vishaj, avokati i Frrokut deklaroi dje se do të ankimonte edhe vendimin e djeshëm të Parlamentit, pasi disa prej deputetëve kanë dëshmuar në prokurori, duke e nxjerrë ‘’Nul’’ këtë vendim për shkak të konfliktit të interesit që kanë patur. Kurse avokati i Doshit, Vladimir Meçi u shpreh se ndalimi i Doshit nuk ka qenë korrekt pasi arrestimi I klientit të tij është bërë pa një urdhër nga gjykata, ashtu siç e parashikon ligji.


Ndërkohë  deputetët e arrestuar një ditë më parë, Tom Doshi e Mark Frroku, kaluan natën në dy dhoma të ndara në qelitë VIP të paraburgimit. Gjatë natës, deputeti Doshi ka shfaqur problem shendetësorë që lidhen me luhatjen e tensionit. “Gazeta Shqiptare” shkruan se Doshi dhe Frroku e kanë refuzuar ushqimin e policies ndërsa Doshi ka debatuar pak me efektivëte  policisë Frroku nuk ka pasur asnjë problem me ta. Ndërkohë Doshi ka kërkuar që ti heqin prangat ndërsa në orët e vona të natës në qelitë e paraburgimit kanë shkuar familjarët e dy deputetëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama