Gjoba dhe pezullime per sherret ne fushe dhe bojkotin e ekipeve

Gjoba dhe pezullime për sherret në fushë dhe bojkotin e ekipeve

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit publikoi këtë të premte vendimet e marra pas shqyrtimit të ankesave për ndeshjet e luajtura në kampionatin shqiptar.

13076884_973695889414503_2265878651524813472_n-(1)Bylis është ekipi i vetëm i dënuar nga skuadrat e Superiores. Sipas FSHF-së, Bylis dënohet me 50 mijë lekë gjobë për sendet e hedhura në fushë nga tifozët.

Vendime më të ashpra janë marrë për kategoritë inferiore dhe për klubet e moshave U-17 dhe U-19, me pezullime lojtarësh dhe zyrtarësh që kanë qenë prezentë në takimet e zhvilluara.

VENDIMET E PLOTA TË DISIPLINËS:

1.KF "Bylis", per sjellje te gabuar te spektatoreve, duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes, pa shkaktuar akte te dhunes ose nderprerje te lojes, denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66 te KDS.

2.Zyrtari i KF "Kevitan", Akin Benson, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

3.Lojtari i KF "Tepelenes", Eduard Rustemi, per sjellje te keqen ndaj zyrtarit te ndeshjes duke e goditur me shkelm, denohet 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

4.Lojtari i KF "Laci" U-19, Klejdi Jushi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

5.KS "Vlora" U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF "Bylis" U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

6.KF "Lushnja" U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF "Butrinti" U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

7.KS "Vlora" U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF "Bylis" U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

8.Lojtari i KF "Tirana" U-17, Shyqyri Xhepa, per provokim te publikut, denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.

9.KF "Sopoti B", per aktivizim te lojtarit Uerd Poci, qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF "Skenderbeu B" si dhe heqjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi , bazuar ne nenin 54 te KDS.

10.KF "Internacional", per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF "Kukesi" si dhe heqjen e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi , bazuar ne nenin 54 te KDS.

11.Zyrtari i KF "Kamza" U-17 , Artur Beqira, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

12.Lojtari i KF "Kamza" U-17,Leon Toshi, per dhune ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

13.Zyrtari i KF "Kamza" U-17, Gezim Doda, per dhune dhe nxitje te akteve te dhunes ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 36 (tridhjetegjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.

14.KF "Kamza" U-17, per hyrje te personave ne fushen e lojes duke shkaktuar akte dhune me pasoje nderprejen e lojes, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, denimin e fushes me 6 (gjashte) ndeshje pa spektator si dhe zhvillimin e ndeshjes ne fushe asnjanes, bazuar ne nenin 65/2.b dhe 65/3 te KDS.

  1. Kerkesa e KF "Sopoti ", do te shqyrtohet pasi te administrohen aktet perkatese te marra nga autoritet ne lidhje me kallezimin e bere nga KF "Sopoti".

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar Anetar Anetar

Eno Bushi Adriatik Brace Mimoza Odhisea


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama