Gjimnazistet ekspozojne ne TEN

Gjimnazistet ekspozojne ne TEN
Nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Asim Vokshi” në Tiranë kanë hapur në ambientet e Qendrës së Multimediale "TEN", që administrohet nga Bashkia e Tiranës, ekspozitën me titull “Diktatura e përditshme - Kur nxënësit fillojnë të bëjnë pyetje... “. Ekspozita është rezultat i një projekti të zhvilluar në kuadër të programit "Komunikimi në mes të popujve po bën shkollë" të fondacionit gjerman Robert Bosch.

Gjimnazistët për t’iu përgjigjur pyetjes "Si ka qenë në kohën e komunizmit në Shqipëri?" u takuan me gazetarë, politikanë dhe artistë, diskutuan me rrethin e tyre familjar, të afërm dhe në shkollë, mësuan rëndësinë dhe funksionimin e muzeve dhe filluan të mblidhnin: kartolina, fotografi, veshje, mobilje dhe shumë histori "të vogla" personale që përbëjnë këtë periudhë të historisë. et e kësaj pune janë Rezultat paraqitur tani në ekspozitën e hapur në TEN, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 3 mars. “TEN” (ish- kinema “Dajti”) ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”. Ekspozita mund të vizitohet nga ora 10:30 - 19:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama