Gjergj Bojaxhi fushate edhe pas mesnates

Gjergj Bojaxhi, fushate edhe pas mesnates

Gjergj Bojaxhi ka shfrytëzuar disa minuta pas mesnatës për të vazhduar fushatën e tij duke u shoqëruar nga disa mbështetës me biçikletë. Kandidati i pavarur për Bashkinë ka bërë një xhiro me mbështetësit e tij duke thënë se pas mesnatës është orari i vetëm ku mund të lëvizësh lirisht me biçikletë në Tiranë.

“Për ne, qytetarët e thjeshtë, të cilëve nuk na e hap rrugën policia, i vetmi moment i ditës kur mund të dalim të sigurtë me bicikleta në qytet është pas mesnate.

I vetmi moment kur mund të ecim nëpër qytet pa i shkatërruar mushkëritë tona me tym dhe pluhur është përsëri pas mesnate. I vetmi moment kur qyteti ynë nuk është i bllokuar nga trafiku është pas mesnate. Por ne, qytetarët e Tiranës, nuk jetojme vetëmnatën. Jetojme ditën. Ky është qyteti që na kanë lënë dy partitë. Por ne mund ta ndryshojmë Tiranën nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë” është shprehur Bojaxhi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama