Gjeografet britanike Akullnaje e pashkrire ne Shqiperi

Gjeografët britanikë: Akullnajë e pashkrirë në Shqipëri
Lajmin e jep gazeta angleze "Times" e cila i referohet , një ekspedite të disa gjeografëve anglez që kanë qenë për një kohë relativisht të gjatë në Mal të Zi, Shqipërinë e veriut dhe Kosovë . Sipas profesorit të universitetit të Manchesterit, Philipe Hughes , fakti që këto nuk janë zbuluar deri më tani lidhet edhe me lartësinë e madhe dhe masivin e gjerë malor që shtrihet në këto tre shtete , por edhe se kjo zonë e Ballkanit ka qenë për shumë kohë një pjesë e Luftës se Ftohtë dhe e problemeve ndërkufitare. Megjithatë të dhënat janë publikuar fillimisht në mediat që kanë të bëjnë me gjeografinë, ambientin dhe pastaj janë publikuar në gazetën angleze "Times" . Tani shkenctarët do studiojnë arsyet dhe të dhënat e tjera në lidhje me këtë fenomen të jashtëzakonshëm në Europë , dhe kur më shumë se kurrë flitet për ngrohjen globale .




OraNews

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama