Gjeneral gramafoni

Gjeneral gramafoni

R: V.Gjika.
Interpretojnë: Bujar Lako /Halit Berati/; Guliem Radoja /gjeneral “gramafoni” /; Kadri Roshi /xha Parondili/; Sulejman Pitarka /xha Avdiu/; Llambi Kaëani /Nasi/; Reshat Arbana /prefekti/; Sheri Mita /Mikele/; Stavri Shkurti /xha Braho/; Mimoza Topulli /Nermini/; Tinka Kurti /nëna e Halitit/; Dhimitër Orgocka /kapiten Misiri/; Adrian Rruga /djali i Parondilit/; Kastriot Azizaj / Goni/; Sandër Prosi /Sefedini/ etj.
Halit Berati punon në puset e naftës të një shoqërie italiane. Ai është njëkohësisht virtuoz në klarinetë, prandaj së bashku me disa instrumentistë nga krahina të ndryshme të shqipërisë, italianët i ftojnë për të inçizuar pllaka gramafoni duke u premtuar paga të mira. Ata pranojnë. E gjithë kjo është e kurdisur nga fashistët të cilët duke parë popullaritetin e math të këtyre virtuozëve e shfrytëzojnë duke inçizuar prapa këngëve shqiptare muzikë fashiste për përhapjen e saj në Shqipëri në shërbim të një agresioni ideollogjik. Përveç kësaj ata nën petkun e afaristit fshehin uniformën ushtarake dhe mbledhin informata me karakter strategjik të cilat do t`i përdornin për pushtimin e ardhëshëm fashist të Shqipërisë.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama