Gjeli pa koke

Eginald Schlatner është një talent i vonuar. Në moshën 44-vjeçare ai u bë prift, ndërsa librin e parë botoi kur ishte 65 vjeç. Por e gjithë jeta e tij rrotullohet rreth këtyre dy gjërave: fesë dhe shkrimit.

"Dorashkat e kuqe"

Në Rumaninë komuniste atij iu ndalua të studionte teologji. "Saksoni transilvan" shikohej me dyshim. Në fund të viteve 50-të u dënua me dy vjet burg, pa proces gjyqësor. Akuza: „mosdenoncim i tradhëtisë së lartë". Si pasojë e torturave, Shlatneri kallëzoi disa shkrimtarë që ishin kritikë ndaj sistemit, të cilët u dënuan me burg të përjetshëm. Shlatneri u lirua. Vetëm 41 vjet më pas ai fillon të tregojë të fshehtat e të ashtuquajturit "gjyq të shkrimtarëve" në një roman me titullin "Dorashkat e kuqe".

74 vjeçari sot punon prift

Mbas burgut ai punoi në një fabrikë dhe më vonë si inxhinjer. 40 vjet më vonë arriti të realizonte ëndrrën e tij të vjetër: studimin e teologjisë. Deri sa doli në pension punoi si prift në Roshë, në afërsi të Sibiut. Pastaj filloi të shkruante libra me elemente autobiografikë. 74 vjeçari sot punon si prift burgjesh. Nisur dhe nga përvoja e tij si i burgosur, ai e njeh shumë mirë ndjenjën e të qenit mbas kangjellave. Ishte letërsia ajo që e çliroi atë personalisht.

Elena Singer : DwWorld.de


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama