Genjeu apo tha te verteten Dr Halimi?

Genjeu apo tha te verteten Dr Halimi?

Thjeshtë gafë apo një shpërthim sinqeriteti? Deklarata e së hënës e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, është riporodhuar sot nga të gjitha mediat e majta. Gjatë një takimi Halim Kosova tha se në kohën kur ishte ministër ai mund të qe bërë milioner. Kaq u desh dhe shpërtheu polemika. Shqiptarja.com shkruan: “Ai iu referua kohës së shkurtër kur drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se përballë zgjedhjes për tu bërë milionerë duke abuzuar me detyrën, zgjodhi të mos blihet nga askush”. Gazeta Dita pasi jep lajmin shton se për herë të parë Kosova është shfaqur në një aktivitet përkrah ministrave të akuzuar për korrupsion. “Për 20 ditë doktori i ndershëm mund të kish bërë miliona, mendoni sa mund të kenë bërë ata që kanë qenë 8 vite” shkruan gazeta Tema. Të gjitha këto vijnë pas deklaratave të kandidatit për Tiranën i cila tha: “Sa mundësi për abuzime ka një njeri në detyra të caktuara e provova kur isha ministër . Nuk e kam të fshehtë që për 20 ditë apo një muaj punë si ministër do të isha bërë milioner aq sa nuk kam fituar për 20 vjet me klinikën time ose në punët jashtë orarit por kam thënë diçka.

Nuk ka çmim që më blen mua, sepse ky është ilaci jo vetëm për ju, por për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Hajt ta luftojmë së bashku përmes transparencës. Çfarë kam bërë me pacientin do bëj me banorët e Tiranës”,

Dhe pas deklaratave të Kosovës, i cili shkakton polemika menjëherë sapo del nga teksti të cilin i kanë miratuar në zyrat e PD-së, komentet nuk munguan: A gënjen Dr Halimi duke dashur të bëjë fushatë me ndërshmërinë, apo kjo ka qenë vertet praktika e qeverisjes së PD-së, ku ministrit i ofroheshin mundësi për tu bërë milioner? A ka qenë vërtet kaq e madhe oferta për të dhe sa ish ministra e kanë pranuar atë? Debati vazhdon. (Lapsi.al)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama