Vepra te Xhanfise Kekos dhe Adriana Elinit ne AQSHF

Vepra te Xhanfise Kekos dhe Adriana Elinit ne AQSHF
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQFSH) muajin mars ia ka kushtuar veprave filmike te krijuara nga kineastet gra. Gjatë gjithë marsit, çdo të mërkurë, ora 12:00, në sallën e kinemasë të këtij institucioni, janë projektuar vepra të një regjisoreje të caktuar. Në datë 30 mars, të mërkurën e fundit të këtij muaji, prezantohet prodhimtaria kinematografike e Xhanfise Kekos dhe Adriana Elinit me veprat “A, B, C...Zh” prodhuar në vitin 1971, dokumentari “Çdo vijë vizatimi” i realizuar në vitin 1984, si dhe një dokumentar tjetër kushtuar Kolë Idromenos, realizim i viti 1987. Dokumentari “A..B...C..ZH” është i Xhanfise Kekos, ndërsa filmat “Çdo vijë një vizatim” dhe “Kolë Idromeno” janë vepra të Adriana Elinit në bashkëpunim me skenaristen Shpresa Vreto dhe montazhieren Dallandyshe Baboçi.


Hyrja është e lirë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama