Gashi ne formacionin e Javes ne SHBA Kolorado uron Kosoven ne UEFA

Gashi në formacionin e Javës në SHBA, Kolorado uron Kosovën në UEFA

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi është përzgjedhur sërish në formacionin e javës në SHBA me skuadrën e tij të Kolorado Rapids.

13096074_10154305596291091_8304908388608094003_nPas golit të shënuar me ekipin në takimin e kaluar dhe paraqitjes pozitive që ka bërë në ndeshjet e fundit, Gasi është ngjitur në 11 futbollistët më të vlerësuar të javës.

Pasditen e së martës Kolorado Rapids ka komentuar edhe pranimin zyrtar të Kosovës në UEFA. Në një koment të publikuar në faqen e klubit në rrjetin social "Facebook", urohen shqiptarët e Kosovës për ngjarjen historke.

Urime Kosovës që u bë sot zyrtarisht pjesë e UEFA-s",-thuhet në faqe zyrtare të klubit, ndërsa u bëhet thirrje fansave që të mbështesin skuadrën e Gashit.

13087364_10154304447741091_427345457607538469_n


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama