Gara e NASA studentet shqiptare shpikin aplikacionin qe u siguron kualifikimin

Gara e NASA, studentet shqiptare shpikin aplikacionin qe u siguron kualifikimin

Studentët shqiptarë nga Shkupi të cilët ishin pjesëmarrës në garën globale të organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA- “NASA space app challenge”, kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm. Grupi i përbërë prej studentëve shqiptarë ka fituar çmimin e parë në konkurrencë prej 30 grupeve.

Të votuar nga 150 pjesëmarrësit në garë, u zgjodhën si projekti më i mirë në garë duke u kualifikuar në garën globale në mesin e 100 shteteve. Ekipi i formuar nga organizata LSU DECA (Suad Saliu, Blerant Ramadani, Artan Rahmani, Visar Zejnullahu dhe Jovan Andonov) punoi 48 orë pothuajse pandërprerë.

Projekti ne te cilin ata kanë punuar punuar ka qene nje aplikacion i cili do t’u lehtesojë njerezve ne pergjithësi udhetimin ne vende te reja, sidomos ne vende te cilat jane pak te arritshme dhe do t’u ofrojë shkencetareve informata me te hollesishme rreth disa karakteristikave te fushave te tyre te studimit. “Android aplikacioni” eshte ‘map’ e gjithe globit, ne te cilen secili mund te kontribuojë per ta ndryshuar dhe shtuar informata te rendesishme me te tjeret.

Me këtë arritje ata futen në garën globale me gjasa për të fituar një udhëtim për në Florida dhe për të parë drejtpërdrejt lëshimin e raketave për në hapësirë.

Kjo garë është zhvilluar për të tretën herë në 100 vende të botës, përfshi këtu edhe Maqedoninë, ndërsa qëllimi është të gjenden zgjidhje për problemet me të cilat përballen në hulumtimet e tyre shkencëtarët e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama