Futbollistin shqiptar nuk e la mamaja te transferohej te... Barcelona

Futbollistin shqiptar nuk e la mamaja te transferohej te... Barcelona

Sulmuesi shqiptar që u transferua pak ditë më parë tek Augsburg ka kushtuar 1 milion euro dhe është një idhull i Luis Suarezit. Albian Ajeti ka dhënë një intervistë për gjermanen “Bild.De”.

Lojtari ka bërë me dije se nëna e tij ka qenë pengesë për kalimin te gjigantët spanjollë të Barcelonës. “Kam idhull Suarezin, por unë nuk kafshoj si ai. Mamaja më ndaloi që të bëhem pjesë e Barcelonës”, ka deklaruar Ajeti.

Duke qenë se familja Ajeti është e pajisur me pasaportë shqiptare dhe Albiani nuk ka zgjedhur asnjë kombëtare, ai ka mundësi që t’u bashkohet kuqezinjve. Futbollisti i U-21 zviceran ka bërë me dije se ka një ultimatum nga FSHF-ja për të zgjedhur përpara Europianit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama