Futbollisti vdes pasi merr dy goditje ne koke gjate ndeshjes (VIDEO 16+)

Futbollisti vdes pasi merr dy goditje në kokë gjatë ndeshjes (VIDEO 16+)

Një futbollist 24 vjeç nga Argjentinë ka ndërruar jetë pasi mori dy goditje të një pas njëshme në kokë gjatë ndeshjes.

Michael Favre, baba i dy fëmijëve, i cili luante për ekipin Club San Jorge deVilla, u godit fillimisht në kokë me këpucë dhe më pas mori një tjetër goditje në fyt.

13214700_10209137294810563_411932296_o

E gjitha kjo ndodhi në ndeshjen kundër Defensores de Colon, e vlefshme për një ligë amatore në Argjentinë, raporton "Eurosport".

Në pamje shihet momenti i rrëzimit përtokë i 24-vjeçarit, i cili u sulmua pasi po i kërkonte shpjegime kundërshtarit për goditjen në kokë.

Pas goditjes që mori nga kundërshtari i dytë, 24-vjeçari nuk arriti të çohej dot. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama