Fratini Ne fillim te veres pa viza

Fratini: Ne fillim te veres, pa viza
Ministri i Jashtem i Italise,  Franko Fratini, tha dje ne Uashington se pret qe nga fillimi i kesaj vere, Shqiperia te jete gati per t’iu bashkuar vendeve te tjera ne regjimin e udhetimeve pa viza.

Fratini u intervistua nga Zeri i Amerikes pas nje konference ku ai foli mbi rolin e vendit te tij ne problemet e sigurise nderkombetare. Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, argumentoi perpara disa qindra te pranishmeve ne Shkollen e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Xhons Hopkins ne Uashington, se vende si Italia mund te ndikojne drejtperdrejt ose terthorazi ne perpjekjet per sigurine nderkombetare.

Fratini, i cili eshte ne mandatin e tij te dyte ne krye te diplomacise italiane, tha se vendi i tij ka trupa ne Afganistan, perpiqet te lehtesoje dialogun me vendet arabe dhe ndikon ne perpjekjet per te bindur Iranin te heqe dore nga ambiciet berthamore. Ai tha se per zgjidhjen e problemeve te sigurise nderkombetare, duke perfshire terrorizmin, kerkohet nje bashkepunim i ngushte mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes.

Nga : Top-Channel.tv

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama