France sulmohet selia e revistes satirike Charlie Hebdo 11 te vdekur

France, sulmohet selia e revistes satirike 'Charlie Hebdo', 11 te vdekur

Të paktën dy të armatosur kanë hyrë në studiot e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në qendër të Parisit, duke vrarë të paktën 11 persona, 10 prej të cilëve brenda selisë dhe 1 jashtë.

Dëshmitarë flasin për dy agresorë të veshur me të zeza e të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë, të cilët kanë shënjestuar zyrat e medias të njohur për nota të larta ironie e sarkazme në publikimin e lajmeve mbi çështjet aktuale në Francë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportohet se disa prej punonjësve arritën të largoheshin nga zyrat duke hipur në tarracën e ndërtesës.

Njoftimet e para nga Bashkia e Parisit bëjnë të ditur për të paktën 6 të plagosur rëndë, përfshi edhe një polic. Në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe kryeministri Manuel Valls, ndërsa ka shkuar atje shefi i kabinetit të Bernard Cazeneuve, ministër i Brendshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama