Prishja e tribunës së stadiumit "Qemal Stafa", i vetmi monument kulturor i arenës së re që po ndërtohet, ka shkaktuar debat të madh ne opinionin publik.
Megjithëse kryeministri Rama deklaroi se fasada nuk do të prishet, ditët e fundit ajo është hedhur thuajse e gjitha në tokë për t'i hapur rrugë "Arenës Kombëtare".
Pas prishjes së saj, drejtori i ALUIZNI-t, dhe një prej mbrojtësve të trashëgimisë kulturore, Artan Lame ka kërkuar ndjesë në faqen e tij në Facebook. Ai ka postuar një fotografi të tribunës së stadiumit kur ajo nuk ishte prishur ende, duke shkruar "Ndjesë...".