Fotoja qe po ben namin ne rrjetet sociale

Fotoja qe po ben namin ne rrjetet sociale

Një mësuese arti në New Jersey ka realizuar një foto për të cilën e kanë zili shumë fotografë profesionistë. Ajo thotë se është thjeshtë çështje fati. Amanda Brewer thotë për televizionin amerikan "ABC News" se, ajo e ka realizuar këtë fotot gjatë një stuhie me kameran e vendosur mbi kokë (GoPro). Brewer e kaloi verën në Afrikën e Jugut dhe fotoja ku peshkaqeni i bardhë ka hapur gojën është bërë pikërisht në vendin e kontinentin Afrikan.

“Peshkaqeni doli nga uji dhe unë kapa atë moment”, thotë ajo.  Mësuesja thotë se fillimisht foton e ka ndarë me nxënësit e saj. Gjatë një jave, Brewer ka marrë 350 mijë like në Instagram dhe 78 mijë like në Facebook në këtë foto.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama