Fotografi mbi gruan ekspozohen ne Zeta

Fotografi mbi gruan  ekspozohen në 'Zeta'
Në datën 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, në galerinë “Zeta” në Tiranë, u hap ekspozita fotografike "Ellas, PhotoArt Project 2011", ku janë paraqitur 31 fotografi. Këtij aktiviteti i parapriu një konkurs fotografie me temë "Gjendja e Gruas në Shqipëri", organizuar nga Ambasada e Spanjës në Shqipëri, i cili ka për synim të nxisë, njohë, përhapë e vlerësojë fotografinë artistike. Në konkurs morën pjesë 150 individë, profesionistë dhe amatorë. Fituesit ishin dy.

Juria me përfaqësues nga Shtëpia e Spanjës, Ambasada e Spanjës dhe fotografi Armando Babani vlerësoi me çmimin e parë fotografinë "Nëna" të Ared Taganit dhe me çmim të dytë, "Kohë për dashuri" nga Olsi Qazimi. Fotoja fituese paraqet një grua të bardhë dhe një fëmijë me ngjyrë ulur përdhe. Portreti i gruas mezi shquhet nga tymi i cigares. Po e pi para fëmijës që rri ngjitur më nënën dhe ka afër një kuti nga ku duket një reklamë që "propagandon" mbrojtjen e fëmijëve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama