Forma e lidhjes se martesës

Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.   

Forma e lidhjes se martesës

Përpara lidhjes se martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar në vende te caktuara nga bashkia ose komuna fletën e shpalljes, ku tregohen përbërës të gjendjes civile të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendin ku do të lidhet martesa.
Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokure te posaçme. Shpallja behet ne bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Nëse nuk kane jetuar  6 muaj ne vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet te behet edhe ne bashkinë ose komunën ku bashkëshorti ka   jetuar më parë.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama