Fluturimi MH370 zbulohen fakte te reja

Fluturimi MH370, zbulohen fakte te reja

Fluturimi 370 i “Malaysia Airlines” besohet “me shumë mundësi” të ketë qenë drejtuar nga pilot automatik, teksa fluturonte drejt jugut të Oqeanit Indian, bënë të ditur zyrtarët australianë gjatë së enjtes, duke zbuluar detaje të reja rreth fatit të mundshëm të avionit të zhdukur.


Komentet u bënë ndërkohë që autoritetet shpallnin zhvendosjen drejt jugut, siç pritej, në kërkimet nënujore të Boeing 777, që u zhduk më 8 Mars të këtij viti me 239 njerëz në bord.

Kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të avionit apo pasagjerëve, duke e kthyer çështjen në misterin më të madh në historinë e aviacionit, si dhe duke lënë familjet e pasagjerëve në bord ende në kërkim të përgjigjeve.

Zyrtarët australianë thanë se besojnë që aeroplani ishte i autopilotuar gjatë udhëtimit të tij mbi Oqeanin Indian, deri sa besohet të ketë mbetur pa karburant. Ata cituan udhën e drejtë që kishte ndjekur avioni, sipas “gjurmëve elektronike” që kishin shkëmbyer në mënyrë periodike me satelitët.

“Me shumë mundësi, avioni ka qenë i autopilotuar, përndryshe nuk mund të kishte ndjekur atë udhë të rregullt, që është identifikuar nga pamjet satelitore”, tha zv/kryeministri australian Warren Truss, për reporterët në Canberra.

Pas analizimit të mëtejshëm të të dhënave satelitore, qeveria australiane vendosi t’i përqëndrojë në një zonë të re kërkimet për avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines”.

Kontrollet tashmë do të fokusohen në një rajon 1.800 km larg brigjeve perëndimore të Australisë. Fluturimi MH370 gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin, më 8 Mars, me 239 pasagjerë në bord.

Zyrtarët besojnë se avioni është rrëzuar dhe se në momentet e aksidentit, drejtimin e tij e kryente piloti automatik.

***

Kryeministri koreano-jugor Chung Hong-won, i cili ofroi dorëheqjen në muajin Prill pas mbytjes së tragetit Sewol, do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post.

Presidentja Park Geun-hye njoftoi vendimin për ta mbajtur Chung në krye të qeverisë, edhe pse - siç tha, - nuk ishte e lehtë për të. Dy kandidatët e përzgjedhur prej saj shkaktuan debate të mëdha, çka e detyroi kryetaren e shtetit të hiqte dorë nga caktimi i tyre.

Qeveria koreano-jugore u përball me një valë kritikash të ashpra për reagim të ngadaltë ndaj fatkeqësisë së 16 Prillit, ku gjetën vdekjen 300 vetë. Shumë besojnë se, me një ndërhyrje të shpejtë dhe efikase, do të shpëtoheshin më tepër jetë njerëzish.

***

Një gjykatë franceze urdhëroi ekstradimin e Mehdi Nemmouche-t, të kërkuar nga Belgjika për vrasjet në muzeun hebraik të Brukselit. Katër vetë u qëlluan për vdekje, gjatë sulmit të muajit që shkoi, i cili ndodhi në mes të ditës, duke tronditur opinionin publik belg.

29-vjeçari Nemmouche kishte kaluar një vit në Siri, duke luftuar në krah të militantëve. Dy prej viktimave të sulmit të 24 Majit, ishin turistë izraelitë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama