Flutura dhe Ylli Xhonxh premiera me e re per femije ne Qendren Kulturore Tirana

TIRANË, 9 Tetor / ATSH / - Me titullin "Flutura dhe Ylli Xhonxh", autorja Anilda Kaçaça, regjisorja Suela Xhonuzi, koreografi Albi Minarolli, skenografi Hysni Loka, kostumografja Ina Elezi dhe aktorët Andërrjon Nazifi, Lidia Jahollari dhe Suela Xhonuzi, të shtunën (10 tetor), në sallën "Çehov" në Teatrit të Metropolit ora 11:00 do të sjellin për publikun e vogël premierën më të re.

Vepra e shkruar nga Anilda Kaçaça është një shfaqje mjaft argëtuese, cila përpos argëtimit ka si synim që t'ju mësojë fëmijëve pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeç se ëndrrat nuk realizohen me magji.

Shfaqja flet për Fluturën Amelia, e cila ka një lule magjike në shtëpi dhe përpiqet ta përdorë për të realizuar dëshirën e saj më të madhe, të jetë kërcimtarja më e mirë.

Lulja në mënyra të ndryshme, me këngë dhe me gafa, vazhdimisht i kujton se duhet të punojë për të arritur qëllimet e saj dhe se nuk është emocionuese t'I realizosh gjërat thjesht me magji. Kur Amelia i kërkon një mjeshtër kërcimi, flutura i sjell një yll të vogël i cili dëshiron vazhdimisht të luajë.

Por ndërkohë që Amelia stërvitet, ylli Xhonxh nuk e lë një minutë të qetë duke krijuar situata simpatike në dyshen me qëllime të kundërta, të luajnë apo të stërviten?

Ylli Xhonxh transformohet në personazhe të ndryshme brenda shfaqjes derisa kthehet në një mjeshër që vërtetë e ndihmon Amelian të punojë fort.

Dëshira e saj për të fituar festivalin e buzëqeshjeve më në fund realizohet me punë. Personazhet e interpretuar nga Andërrjon Nazifi dhe Lidia Jahollari janë sa sipmatike po aq edhe profesionist në interpretim.

Ndërkohë kostumet e punuar handmade nga Ina Elezi vijnë të realizuar plot ngjyra dhe stil. Gjithashtu dhe skenografia e punuar nga Hysni Loka.

Premiera është të shtunën, datë 10 tetor 2015, salla "Çehov" ora 11:00.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama