Fjalori Enciklopedik Shqiptar nje hap larg botimit

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, nje hap larg botimit

Qene te rralle ata personalitete qe jetonin ende e qe mund te perfshiheshin, pasi orientimi ishte tejet i kufizuar. Ndersa kriteret politike ishin me se prezente, dhe anetaret e Byrose Politike ishin te gjithe te perfshire si zera te vecante ne fjalorin e pare, ndaj edhe asnje prej tyre nuk i mungon te parit fjalor.

Per gati nje dekade eshte punuar per hartimin e ketij fjalori, ku do te gjenden me se 7500 zera, plot 2500 me shume se ai i vitit te hershem 1985. Sipas Prof. Emil Lafes, drejtor i Qendres se Enciklopedise, "ky fjalor qe tanime eshte ne fazen e fundit, ate te redaktimit dhe kalimit ne Keshillin e Botimit te Akademise se Shkencave, ne fillim u pa si nje punim i dyte i botimit te atij te vitit 1985, ndaj edhe u vendos qe te ruhet autoresia e zerave. Por me pas, u pa qe do te dilte nje fjalor krejt i rinovuar, ndaj edhe nga rreth 800 autore qe ka pasur fjalori i meparshem, tani ne kemi 1100 autore, qe kane ripunuar dhe plotesuar e sjelle zera te rinj, qe nuk jane ne fjalorin e pare". Ministrise se Financave, tek e cila ka shkuar tanime nje kerkese per financimin e tij, ky fjalor do t'i kushtoje vetem 6.5 milion leke per nje tirazh fillestar prej 3000 kopjesh.

Tani ngjet ndryshe. Kohet kane ndryshuar e bashke me to, jane kriteret qe percaktojne te qenit nje ze ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Sipas Prof. Emil Lafes, drejtor i Qendres se Enciklopedise prane Akademise se Shkencave, kriteret kane ndryshuar rrenjesisht. Kjo s'do te thote aspak se anetaret e Byrose Politike nuk mund te gjenden me ne kete fjalor qe pritet te botohet se shpejti, "por aty jane ata qe vertet duhet te jene, ne saje te kontributeve te tyre dhe rolit te tyre ne histori dhe jo ata qe rastesisht kane qene pjese e Byrose". Ndersa tani, jane gjithe anetaret e Akademise se Shkencave te Shqiperise, Kosoves dhe akademiket shqiptare te Maqedonise, por ajo cka perben edhe te vecanten, eshte nje liste e plote e te gjithe personaliteteve shqiptare qe kane titullin profesor.

Natyrshem gjenden personalitetet e artit tone, jo vetem ata qe jane shuar vite me pare, apo edhe tani vone si, Kadri Roshi apo Sulejman Pitarka, por edhe ata qe ende jane ne jete, qe i shohim te ngjiten ne skene edhe ne ditet qe ne jetojme. "Nuk eshte aspak nje perqendrim vetem ne territorin e Shqiperise me kufij shteterore, por eshte pare si nje fjalor i tere etnise shqiptare", pohon Lafe.

Duke qene se puna erdhi e u hap neper duart e atyre qe do te punonin per hartimin e ketij fjalori, sipas Lafes, "ky fjalor nuk mund te ishte nje ribotim i thjeshte, por doli nje fjalor krejt i ri. Kur themi mali i Tomorit, ka disa te reja qe nuk gjenden ne fjalorin e meparshem, vendimi per mbrojtjen e mjedisit, apo edhe pikat turistike, ndaj edhe nje ze i tille s'mund te jete i njejti ne kete fjalor te ri".

E nese do te mund te kemi ne kete vit nje tjeter Fjalor te Enciklopedise, kjo eshte fale punes, gati vetemohuese te punonjesve te Qendres se Enciklopedise Shqiptare, e cila drejtohet nga Prof. Emil Lafe. Dhe nese shteti do te jete doreleshuar, ky fjalor mund te kete edhe nje botim ne anglisht sipas kerkesave te tregut.

Dy prej zerave te fjalorit

Zinaida Andrejevna MISHUNINA (1900)

Gjeologe ruse, e specializuar ne kerkimet per naften dhe gazin, profesore. Ka drejtuar ekspediten gjeologjike sovjetike te naftes ne Shqiperi (1950-1955), dhe ka bere studime gjeologjike krahinore dhe pergjithesuese. Duke u mbeshtetur ne te dhenat gjeologjike te studiuesve te meparshem, dhe rilevimeve gjeologjike te kryera nga gjeologet ruse gjate viteve 1950-1956 si edhe te vrojtimeve vetjake te Z.A.M, pergatiti monografine e vellimshme "Ndertimi gjeologjik dhe naftembajtja ne Republiken Popullore te Shqiperise", Leningrad 1955-1956, si dhe perpiloi dhe botoi "Harten gjeologjike te Shqiperise" ne shkallen 1:200 000, Leningrad 1957. Ka bere edhe studime te tjera per Shqiperine si, "Ndertimi gjeologjik dhe perspektivat naftembajtese te zones Pranadriatike dhe rajoneve te tjera ne RP te Shqiperise" dhe "Depozitimet mesozoike te Shqiperise ne lidhje me problemet naftembajtese".

Xhon BELUSHI (1949-1982)

Aktor amerikan me origjine shqiptare. Lindi ne Ilinois ne nje familje shqiptare nga Devolli. Aktor i varietese, i ekranit te madh e te vogel, muzikant. Me 1973 shkoi ne Nju Jork, ku filloi karrieren e tij si komik, fillimisht ne lokalet e nates. Suksesi i tij e shpuri drejt e ne programet artistike televizive "Saturday Night Live". Xh. B paralelisht interpretonte edhe ne filma, por interpretonte edhe ne ansamblin "Blues Brothers" (Vellezrit Bluz), qe pati edhe nje popullaritet te madh. Nga viti 1979, iu kushtua me shume filmit. Megjithese pati nje jete te shkurter, interpretoi ne 6 filma, "Kalimi jugor" (regjisor Jack Nikolson 1977); "Shtepia e kafshes" (regjisor John Landis 1978); por ka interpretuar edhe ne filmin ku regjisor ka qene i mirenjohuri Steven Spielberg, dhe filmat ku ka interpretuar, kane pasur nje popullaritet te madh jo vetem ne Amerike, por edhe ne Evrope.


Te dhena per Fjalorin Enciklopedik

Fjalori qe pritet te botohet, perbehet nga 7500 zera, ndaj rreth 5000 zera te botimit te pare te vitit 1985. Per keta zera kane punuar mbi 1100 hartues dhe 21 redaksi shkencore. Zerat persona, zene rreth 1/3 e vellimit te zerave ndaj rreth 1/7 ne botimin 1985; ka nje shtim te madh ne te gjitha fushat: njerez me ndihmesa e merita te vecanta ne fusha te ndryshme te dijes, arsimit, llojeve te ndryshme artit, letersise, sportit, luftetare per liri e per ceshtjen kombetare, jo vetem nga Shqiperia shteterore, po nga gjithe hapesira shqiptare dhe nga diaspora. Kriter i perfshirjes ka qene veprimtaria kombetare, vlera objektive e veprimtarise se tyre dhe ndihmesa qe kane sjelle ne fushen perkatese. Fjalori i ri ka ndryshime themelore ne bazen konceptuale ne krahasim me FESH 1985; ne fjalorin e ri, pasqyrohen konceptet dhe veshtrimet e reja te shkences shqiptare dhe realiteti i ri, qe eshte krijuar ne Republiken e Shqiperise dhe ne mbare hapesiren shqiptare. Puna eshte perballuar me nje personel minimal shkencor e teknik: dy profesore (Emil Lafe, Hysen Kordha) dhe dy kerkues shkencore, qe krahas punes per fjalorin enciklopedik, kane kryer edhe detyrimet e kualifikimit pasuniversitar. Fjalori do te jete gjeresisht i ilustruar me fotografi e skica.

Naim Frasheri, Apostulli i shqiptarizmes

Naim Frasheri, eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kultures shqiptare. Me veprimtarine e dendur letrare dhe me punen si nje nga udheheqesit kryesore te levizjes per clirim kombetar, ai me te drejte eshte cilesuar, "frymezues i te gjithe Rilindjes", dhe si "apostull i shqiptarizmes". Naim Frasheri, lindi me 25 maj te vitit 1846 ne Frasher te Permetit, ku kreu shkollen fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865 familja e tij u shperngul ne Janine ku, se bashku me vellane e tij Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Aty ai pati mundesine te njihej me letersine klasike greke dhe romake dhe me historine moderne te Evropes. Mbi kete baze, Naimi percaktoi dhe themelet e botekuptimit te tij. Ne vitin 1870, u kthye ne Shqiperi dhe nen ndikimin e bejtexhinjve, u dha pas vjersherimit persisht, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Tejhyjylat" (Enderrimet, 1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, njeri nga udheheqesit e se ciles ishte Abdyli, vellai i tij i madh, Naimi braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqipe. Virtytet, zakonet dhe menyra e jeteses se popullit te tij, gjuha, qene nje shkolle e vertete per te dhe do t'i jepnin vepres se tij nje karakter te theksuar kombetar dhe popullor.


Marre nga : - Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama