Filmi The China Problem perdhunohet Indiana Jones

Filmi The China Problem, përdhunohet Indiana Jones
Të cilët e paditën në prokurori. Skena që bëri skandal u transmetua në SHBA gjatë pjesës së 12-të të serisë me kartona të animuar të titulluar "The China Problem": në episod shfaqet personazhi i Indiana Jones që përdhunohet dhunshëm nga Steven Spielberg dhe George Lucas, krijuesit e tij.

Gjithçka fillon kur Stan, një nga protagonistët, vendos të shkojë në kinema dhe të shohë "Indiana Jones”, aventurën e fundit të arkeologut dhe aventurierit të madh të interpretuar nga aktori Harrison Ford. Djali mbetet i traumatizuar sepse asiston në një skenë ku miti i tij në kinema përdhunohet nga regjisori dhe producenti i tij Spielberg dhe Lucas. Del nga kinemja i trullosur dhe fillon të vuajë nga ëndrrat e këqija. Vendos t\'i drejtohet një prokurori për të denoncuar dhunën seksuale që u ushtrua mbi “Indiana Jones”. Episodi përfundon kur policia rrethon shtëpinë e një prej regjisorëve dhe arreston Steven Spielberg dhe George Lucas. Kështu shkruan gazeta ameriakne “Gaëker”.

“Krijuesit e filmit të animuar po mundoheshin vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për tmerrrin e serisë së katërt të sagës së Indiana Jones”. Tani për tani shtëpia kinematografike “Dreamëorks”, e krijuar nga Spielberg, ka bërë të ditur se nuk do të padisë “Viacom”, supermedian amerikane që shpërndan “South Park” në Amerikë. “Nuk duam t\'i hedhim në gjyq” pranon një zëdhenës i shtëpisë kinematografike. “Duam vetëm që episodi të fshihet përgjithmonë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama