Fillon procesi per te shkuar tek Oskaret

Fillon procesi për të shkuar tek Oskarët

Raundi i parë i votimit do të zhvillohet më 12 janar, proces ky që do të vendosë se cilat filma dhe aktorë do të propozohen për çmime.

Një tjetër raund votimesh do të zhvillohet më pas për të vendosur se kush do të marrë statujat e arta në Los Anxhelos më 24 shkurt.

Në mesin e filmave që mund të jenë kandidatët e mundshëm janë Atonement (Shlyerja e fajit) dhe Into the Wild (Në shkretëtirë).

Filmi i regjizorëve Joel dhe Ethan Coen me titull No Country for Old Men (Asnjë vend për të vjetrit) është ndër të preferuarit.

Nuk dihet se si mund të zhvillohet ceremonia nëse skenaristët e Hollivudit do të vazhdojnë të jenë në grevë.

Marre nga : BBC.co.uk


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama