Fiksohen titullaret kuqezinjte me dy sulmues. Cana dhe Agolli ne stol

Fiksohen titullarët, kuqezinjtë me dy sulmues. Cana dhe Agolli në stol

Pas nëntë ditëve përgatitje, sot lojtarët do të jenë përpara një testi. Duke qenë se ka ende 48 orë deri në dorëzimin e listës përfundimtare në UEFA për Europianin, kuqezinjtë duhet ta bindin trajnerin që të mos i lërë jashtë për Europianin. berish adukaNë miqësoren përballë Katarit, ata do të provojnë që të vënë në zbatim skemat dhe ushtrimet taktike që kanë përgatitur deri tani.

Seanca e fundit

Trajneri ka zhvilluar një stërvitje me dyer të mbyllura. Megjithatë, në 15 minutat e para që kanë qenë të hapura, lojtarët janë argëtuar me një lojë ku dy skuadra kanë qenë në garë për të futur një top në kosha. Në pjesën taktike, trajneri ka testuar edhe një herë repartet duke "përzier kartat", megjithatë, nga ajo që është kuptuar, pritet që në fushën e lojës të zbresë një Shqipëri sulmuese.

Moduli

Duke qenë se përballë do të jetë Katari, moduli i përzgjedhur dhe lojtarët që pritet ta nisin nga minuta e parë mund të shndërrojnë sistemin e lojës nga 4-4-2 në 4-4-1-1 ose në 4-5-1 apo 4-2- 3-1.

Këtë mundësi De Biazi e ka nga karakteristikat e Gashit, i cili mund të luajë si sulmues i dytë pas Cikalleshit, apo edhe lojtar që të bëjë pykën e dytë në majë me sulmuesin kavajas. Repart, i cili do të ketë vëmendjen kryesore në këtë takim.

Roshi nga e djathta dhe Lenjani nga e majta pritet që të kenë detyrën e furnizimit me topa në zonën kundërshtare. Basha do të duhet të bëjë "regjinë" në këtë ndeshje, ndërkohë që përkrah tij pritet Xhaka, i cili do të ketë "detyrë" punët e pista për të shkatërruar aksionet kundërshtare. Në repartin e prapavijës mund të ketë pak punë në këtë 90- minutësh.

Për probleme të vogla që po kalon, kapiteni Cana pritet t'i lërë një vend titullari Ajetit, ndërkohë që Mavraj do të jetë në detyrë këtë ndeshje. Hysaj i përhershëm në formacion nga e djathta do të mbështesë Roshin, ndërkohë që Aliji pritet të ketë një vend nga e majta, duke qenë se Agolli vjen pas një 120-minutëshi në finalen e kupës. Berisha do të ketë edhe një herë shansin që të garantojë katërkëndëshin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama