Festivali i filmit te shkurtertrofeu shkon ne Spanje

Festivali i filmit të shkurtër,trofeu shkon në Spanjë

Çmimin për filmin më të mirë të animuar e mori filmi i regjisorit Grzegor Jonkajtys “Arka”, ndërsa janë dhënë dhe tre çmime speciale në këtë gjini për filmin “Xhorxhi u rrit” i martin Schmidt, për filmin “Flutur” të Stefan Taçit dhe “Kujtime qensh” të Simone Massit. Çmimin “The Best Documetary” e mori regjisori nga “Ura” i regjisorit Haris Bilajbegovic. Me “The Best Experimental” u vlerësua filmi “Magnetic movie” e Alexandre O. Philippe, ndërsa në garën e kinemasë shqiptare, çmimin “The Best Albanian Short”, për filmin shqiptar me metrazh të shkurtër e mori regjisorja Parta Kelmendi me filmin e saj “Lindja nuk pyet”. Një vlerësim i veçante në këtë festival ishte ai i dhënë nga një juri e medias, e përbërë nga një grup gazetarësh shqiptarë, të cilët vlerësuan me “Media Award” filmin e regjisorit egjiptian Sherif Elbendary “Rise and shine” (“Dielli shndrin”). Po ashtu çmimi i përhershëm i publikut “The Public Award” është pritur me mjaft interes. Nga votimet e publikut rezultoi se me këtë çmim ishte vlerësuar filmi “Neë boy” i regjisores Steph Green. Një film i bazuar në një tregim të shkurtër të Roddy Doyle, ky film thumbues dhe komik arrin të ngërthejë eksperiencën e të qenit nxënës i ri i sapoardhur në shkollë parë nga sytë e Jozefit, një djalë i vogël 9-vjeçar afrikan. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve ishte edhe mbyllja e garës së filmave të shkurtër në edicionin e pestë të “Tirana International Film Festival”. Plot 92 filma me metrazh të shkurtër, artistikë, dokumentarë, eksperimentalë dhe animacion, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, që nga Japonia e Tajlanda e largët, tek vendet fqinje, konkurruan përgjatë 6 ditëve, për të ardhur në vijën e finishit. Juria ndërkombëtare përbëhej nga regjisorët Alecandar Manic, Dania Apolloni, Sam Green, Cristian Palozzi dhe Edmond Topi. Filmat pjesëmarrës në festival u përzgjodhën mes 800 prurjeve. Karakteristikë e këtij festivali ishte numri i madh i filmave shqiptarë pjesëmarrës.

Në konkurrimin ndërkombëtar morën pjesë 11 filma, ndërsa në seksionin e veçantë 28 prodhime, në të gjitha zhanret. Gjatë ditëve të festivalit u shfaq edhe një program special me prodhimet më të mira kinematografike botërore të ditëve tona si filmi fitues i shumë çmimeve dhe kandidat për çmimin OSCAR për filmin e huaj më të mirë, “Eduart”, me regji të Angeliki Antoniut, premiera e filmit irlandez “Tonight is cancelled”, me regji të Brendan Grant, dy filma të Gianni Amelios, filmi i Sam Green kandidat për OSCAR “Ëeather Underground”, etj. Edicioni i pestë i TIFF, ndryshe nga të gjithë vitet e shkuara nuk u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, por gjeti mbështetjen e një varg sponsorësh privatë si dhe të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

 Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama