Festivali i alternativave vlereson me te miret

Festivali i alternativave vlerëson më të mirët

Përveç çmimit për shfaqjen më të mirë, u nda edhe çmimi për regjisorin më të mirë, të cilin e meritoi Ledio Topalli, për pjesën "Udhëtimet e Lizës". Një vepër e krijuar prej bashkimit në një të vetme të veprave të njohura të letërsisë shqipe dhe pikërisht "Qershijat", "Puthja e Cubit" nga Migjeni, "Vjeshta e Xheladin Beut" nga Mitrush Kuteli dhe "Kënga", "Vit i mbrapshtë" nga Ismail Kadare. Një vepër me karakter të fortë social, ku trajtoheshin pozitat e femrës në shoqërinë shqiptare. "Sot është e vështirë të hash një drekë për të qenë dhe jo më të bësh teatër", - tha gjatë marrjes së çmimit, regjisori Enton Kaca, i cili jo rrallë është shprehur për vështirësitë e të bërit art në Shqipëri. Një tjetër çmimi i ndarë mbrëmë ishte ai i aktorit më të mirë, të cilin e meritoi Indrit Çobani, për interpretimin e tij në komedinë "Bebet e Kazanovës" me regji të Andia Xhungës.
 

Ai interpretoi rolin e një donzhuani në krahë të aktoreve Rozana Radi dhe Monika Lubonja. "Jam i kënaqur të fitoj këtë çmim në një festival me energji të jashtëzakonshme", - tha Çobani. Dy vjet më parë, Çobani fitoi çmimin e regjisorit më të mirë në Festivalin e të rinjve, ndërkohë që këtë vit ka merituar çmimin e aktorit më të mirë të ri në Festivalin e Teatrove në Fier. Ndërsa u nda çmimi për aktorin më të mirë, nuk pati një çmim për aktoren më të mirë. Duket se ky çmim u suprimua, për tu zëvendësuar nga ai për shfaqjen më të mirë, i cili nuk ishte parashikuar. Çmimet u vendosën nga një juri e përbërë nga Kristaq Skrami, Entela Paskali dhe Genci Gjineci. Për këtë festival, që këtë vit u organizuar nga Teatri Kombëtar, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akordoi një shumë prej 5 milionë lekësh të reja.


Një shumë e vogël për numrin e pjesëve të realizuara, por që gjithsesi e çoi deri në fund misionin për të ngjitur në skenë vepra, për të vënë në punë regjisorë, skenografë dhe aktorë të rinj. Në përzgjedhjen e pjesëve, por edhe në mënyrat e trajtimit u pa larmi. Pati dramë, komedi, skenografi simbolike dhe jashtë skenave tradicionale. Por prurja më e mirë ishte në rrafshin e aktorëve. Shfaqja e çdo vepre u shoqërua edhe me një tryezë të rrumbullakët, gjatë së cilës artistë me përvojë dhe të rinj debatuan mbi prurjet e çdo njërës prej tyre.

Festivali u hap me dramën "Mbreti po vdes" të Eugenio Ioneskos, me regji të Inida Gjatës, për të vijuar me komedinë "Krevati" të Jan de Hartog, me regji të Kled Kapexhiut, "Udhëtimete Lizës" sipas Migjenit, Kadaresë, Kutelit, me regji të Enton Kacës, "Shah" të Avni Halilit, me regji të Romir Jakupit, "Një jetë si kjo", dramë e shkruar dhe me regji të Olsa Mazes, "Bebet e Kazanovës" i dramaturgut francez Jan Claude Danaud, me regji të Andia Xhungës, "Perversitet seksual në qytet" i David Mamet, me regji të Rovena Lules, "Kontrata" e Slovimir Mrozhek me regji të Sajmir Sinës dhe "Pjatalarësi" i Morris Panych me regji të Ledio Topalli. Kjo e fundit u shpaq mbrëmë në sallën "Kadri Roshi" në Teatrin Kombëtar, ku u ndanë edhe çmimet për fituesit. Salla e teatrit ishte e mbushur plotë me spektatorë, të cilët mirëpritën shfaqjen e funidt të festivalit e më së shumti interpretimin e aktorit Pirro Malaveci, i cili i sapo dalë në pension interpreton suksesshëm në një shfaje të rinjsh.

Marre nga  : Gazeta Shelulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama