Femija i pare nga nje miter e transplantuar

Femija i pare nga nje miter e transplantuar

Një grua në Suedi, e cila kishte lindur pa mitër realizoi ëndrrën për të pasur një fëmijë pas transplantit të mitës. Nëna 36-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, realizoi një transplant mitre në vitin 2012 të cilën e mori nga një e afërme e moshës 61 vjeçare.

Në muajin janar gruaja iu nënshtrua fekondimit ‘in vitre’, me anë të vezës së saj dhe spermës nga partneri i vet. Shtatzënia u ndoq nga afër nga një ekip i specializuar mjekësh dhe megjithëse fëmija lindi disa javë para kohe, gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën. Kjo arritje e mjekësisë ka ndezur dritën jeshile për mjaft nëna të tjera që të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama