Nje tjeter Romeo e Zhuljeta ne TK

Nje tjeter  'Romeo e Zhuljeta'  ne TK
Një tjetër “Romeo e Zhuljeta” në TK Tragjedia e njohur e Shekspirit është planifikuar të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë në datën 29 prill.

“Romeo e Zhuljeta”, një nga tragjeditë më të njohura të dramaturgjisë botërore, që kohët e fundit ka bërë xhiron e radhës në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Teatrin e Metorpolit, do të sjellë tani në skenën e Teatrit Kombëtar emra të njohur dhe të rinj.

Regjisori italian Carlo Bruni, që ka përgatitur këtë vepër, ia ka besuar dy rolet kryesore dy emrave të rinj të talentuar, Erjeta Cufaj, që sapo ka mbaruar Akademinë e Arteve, për rolin e Zhuljetës dhe studentin Andi Begolli për rolin e Romeos.

Emra të njohur të teatrit shqiptar, që luajnë krahas dy të rinjve, janë Yllka Mujo në rolin e Vajas, Monika Lubonja në rolin e nënës, Olta Daku në rolin e shërbëtores, Elia Zaharia në rolin e Rozalinës, Dritan Boriçi në rolin e priftit etj. “Romeo e Zhuljeta” e Carlo Brunit është një inskenim i tragjedisë në lëvizje dhe fjalë. Vepra është produkt i një perceptimi modern të kësaj tragjedie, gjë që duket edhe në elementë të tillë si kostumografia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama