Felix Baumgartner gati per realizuar hedhjen nga hapesira (VIDEO-FOTO)

Felix Baumgartner gati per realizuar hedhjen nga hapesira (VIDEO-FOTO)
Misioni Red Bull Stratos zhvendoset në Roswell, New Mexico

Së bashku me një ekip ekspertësh të hapësirave ajrore, sportisti austriak i disiplinave ekstreme Felix Baumgartner, është gati për tu përballur me sfidën dhe misionin e ashtuquajtur Red Bull Stratos. Qëllimi i tij është të hidhet nga një balonë nga stratosfera, në një lartësi prej 36,576 metra (120,000 feet), duke shënuar kështu një rekord të ri në hedhjet nga hapësira.  Baumgartner dëshiron të jetë i pari që do të sfidojë shpejtësinë e zërit, pa mbrojtjen e pajisjeve ajrore, duke regjistruar të dhëna të pazbuluara kurrë më parë, mjaft të rëndësishme edhe për shkencën. Pas testimit të lartësisë në një dhomë më vakum në Teksas, misioni Red Bull Stratos është drejt fazës finale në Roswell, New Mexico.

ROSWELL, New Mexico (Shtetet e Bashkuara) – Ekipi i Red Bull Stratos është duke bërë përgatitjet përfundimtare për të thyer rekordin e kolonelit 52 vjeçar, Joe Kittinger,  rënien e lirë të realizuar prej tij nga lartësia 31,333 metra gjatë projektit të tij historik “Excelsior III” në vitin 1960. Joe Kittinger ka qenë i përfshirë si një konsulent që në fillesat e projektit Red Bull Stratos dhe është një rolin e një këshilluesi për 41-vjeçarin austriak, Baumgartner.

Felix Baumgartner shënon disa rekorde në karrierën e tij në disiplinën B.A.S.E Jump, të realizuara në disa nga pikat më strategjike të botës, ku mund të përmendim World Financial Center T101 në Taipei, një nga ndërtesat më të larta në botë, hedhjen nga statuja e Krishtit në Rio de Janeiro si dhe kalimin e kanalit të La Manshit në vitin 2003, duke përdorur kostumin me krahë karboni.

Hedhja nga kufijtë e hapësirës do të shënojë padyshim një dimension të ri për Baumgartner. Ky është një hap drejt të panjohurës. Një ekip teknikësh dhe shkencëtarësh kanë shpenzuar pesë vjet për ndërtimin e pajisjes dhe realizimin e kushteve të nevojshme të sigurisë për realizimin e këtij misioni.

Red Bull Stratos synon të realizojë në të njëjtën kohë thyerjen e katër rekordeve që kanë qëndruar të tilla për më shumë se 50 vjet: fluturimi më i lartë me balonë 36,576 metra / 120,000 feet), hedhja më e lartë me parashutë, personi i parë që tenton të tejkalojë shpejtësinë e zërit gjatë rënies së lirë dhe hedhja që do të zgjasë më shumë (rreth 5 minuta e 30 sekonda). Ekipi ka për qëllim të arrijë në konkluzione të avancuara në fushën e shkencës dhe të kontribuojë në kuptimin e konceptit të mbijetesës në hapësirë.

Gjatë testimit në kushtet e një dhome me vakum, Baumgartner u ekspozua ndaj kushteve tmerrësisht të vështira që ai do të përballet në atë lartësi. Përgjatë tre orëve, ku temperatura arrinte deri në 70 gradë nën zero, ai arriti të kuptonte komplet funksionimin e kapsulës, strategjitë e tij të daljes dhe situatat e mundshme të emergjencës. “Ky testim ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, për të fituar besimin në vetvete. Suksesi gjatë këtij testimi na dha ne një shtysë akoma më të madhe drejt realizimit dhe finalizimit të kësaj sfide të madhe që na pret” tha Baumgartner.

Misioni do të përmbushet në Roswell, për shkak të kushteve më të favorshme. Kjo zonë nuk është shumë e populluar dhe është një nga zonat më të favorshme nga pikëpamja e kushteve atmosferike për hedhjet me balona.





Artikujt e fundit


Reklama

Reklama