Familja qe shpetoi 3000 jete

Familja qe shpetoi 3000 jete

Të shpëtosh një jetë është një mrekulli, por të shpëtosh mijëra jetë është një supermrekulli. Ka ndodhur në gusht, në ujërat e detit Mesdhe, ku një familje shpëtoi plot 3000 emigrantë që rrezikonin jetët e tyre.

"Ne u kemi shpëtuar jetën 3.000 burrave, grave dhe fëmijëve, për të cilët do të kishte qenë ndryshe, nëse nuk do të ndërhynim", thotë Christopher Catrambone, i cili nëpërmjet Stacionit të Ndihmës së Migrantëve (MOAS) me gruan e tij Regina, dhe vajzën  Maria Luisa, arritën të shpëtonin jetët e këtyre njerëzve.

"Unë isha i tronditur nga numri i madh i emigrantëve që gjendeshin në anije. Disa emigrantë shtyheshin në kuvertë, dhe prisnin me padurim që dikush t’i shpëtonte", thotë Christopher.

"Më kujtohet një çift palestinezësh të moshuar që shiten të gjitha sendet e tyre për të financuar udhëtimin. Është e vështirë të kuptosh dëshpërimin që i ka shtyrë ata njerëz për të çuar familjet e tyre në një udhëtim të tillë të rrezikshëm”, shton ai.

MOAS ndihmoi të transferojë disa emigrantë nëpërmjet marinës italiane, dhe  pjesës tjetër iu dha strehim në bordin e anijes së familjes, për t’u dërguar më pas në Itali.

Numri i emigrantëve që kanë kaluar detin Mesdhe ka thyer rekorde këtë vit, duke arritur shifrën 165.000 në fillim të tetorit. Ndërkohë, 2,200 persona kanë vdekur nga mesi i korrikut dhe shtatorit, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama