Falimentimi i Lehman trondit bursat

Falimentimi i Lehman trondit bursat
Tronditje

Bursat në Evropë të hënën shënuar rënie pasi falimentimi i Lehman ngjalli frikë për gjendjen ku ndodhet sistemi financiar global. Indeksi kryesor në Londër ra në katër përqind, një rënie që u pasqyrua në Frankfurt dhe Paris. Wall Street përjetoi 24 orët më të jashtëzakonshme që nga fundi i viteve 1920. Indeksi kryesor i bursës së New Yorkut, Dow Jones ra me 4,5 përqind. E katërta mes bankave më të mëdha amerikane të investimeve, Lehman Brothers, njoftoi të hënën se kishte depozituar kërkesën për mbrojtje nga falimentimi. Ndërkohë, ekziston droja se mund të falimentojë dhe AIG, dikur firma më e madhe e sigurimeve në botë. AIG njoftohet se po kërkon një hua urgjente nga qeveria për t'i shpëtuar falimentimit.

Besim

Më herët, sekretari amerikan i thesarit, Henry Paulson, tha se trazirat që po përjetojnë aktualisht tregjet financiare, do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës në të ardhmen. Ai tha se rënia e vlerës së aksioneve nuk ishte aq e rëndë sa pritej dhe ishte bërë në një mënyrë pak a shumë të rregullt. Z. Paulson përsëriti dhe komentet e bëra më herët nga persidenti Bush se kishte besim në fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e tregjeve të kapitalit në afat të gjatë. "Po kalojmë një periudhë të vështirë në tregjet tona financiare tani që po heqim disa nga teprimet e së shkuarës." "Por populli amerikan duhet ta ruajë besimin në qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin e sistemit tonë financiar."

BBC

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama