Fakultetet me te kerkuara ja koeficientet sipas lendeve me zgjedhje

Fakultetet me te kerkuara, ja koeficientet sipas lendeve me zgjedhje

Në vijim të ecurisë së Maturës Shtetërore 2015, ditën e djeshme, pikërisht kur filloi plotësimi i formularit A1 në kryeqytet, “Shekulli” publikon koeficientet e lëndëve me zgjedhje për degët më të kërkuara të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që plotësimi online për formularët A1 dhe A1Z do të vijojë deri në fund të muajit mars sipas hartës të bërë publike tashmë, maturantët duhet të bëjnë që tani llogaritë për të fituar nga formula që u siguron atyre pikë më të larta. Koeficientet e lëndëve me zgjedhje janë nga 1 deri në 1.4 dhe këto të dytat i kanë lëndët, të cilat janë të përafërta me profilet e shkollave.

Kështu gjimnazet apo klasat që kanë profil shkencor, për fakultete të kësaj natyre koeficienti është më i lartë. Me këtë logjikë është llogaritur formula edhe për shkollat me profil shoqëror, artistik e profesional. Aplikimi online kryhet në portalin e-albania dhe maturantët e kryejnë atë nën mbikëqyrjen e një administratori, pranë shkollave ku studiojnë. Plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z korrespondon me fazën e parë të Maturës Shtetërore, e cila këtë vit është e ndarë nga shkollat profesionale.

 

Fakultetet më të kërkuara, ja koeficientet sipas lëndëve me zgjedhje


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama