Facebook dhe Youtube do tju tregojne per universitetin tuaj

Facebook dhe Youtube do t'ju tregojne per universitetin tuaj

Mediat sociale nuk përdoren vetëm për fotot dhe përditësimet e statuseve, ato gjithashtu mund t’i përdorni për t’ju ndihmuar të informoheni për të marrë një vendim lidhur me universitetin ku do të shkoni të studioni. Shumë universitete tani kanë një fokus më të madh në fushën e marketingut, për shkak të rritjes së konkurrencës në sektorin e arsimit të lartë. Studentët e ardhshëm janë fokusi i tyre nëpërmjet publicitetit, duke përdorur mediat sociale së bashku me rrugën zyrtare të marketingut. Mediat sociale mund të jenë veçanërisht të dobishme për studentët ndërkombëtarë, që përbëjnë 18% të popullsisë të studentëve në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ata që nuk janë në gjendje për të vizituar nga afër një universitet.

“Nëse ju do të kontaktoni njerëzit nëpër faqet sociale si Facebook dhe Twitter, mund të merrni pikëpamjet e tyre pa filtër për një universitet ose kurs”, – thotë Maria Suessmilch, e cila sapo ka filluar një master në Neurologji në “King ‘s College” në Londër. “Kjo është një mënyrë e përdorur e kërkimeve për të gjetur një mendim të ndershëm rreth universiteteve, kështu që unë patjetër do ta rekomandoj atë”,- thotë ajo. Facebook është një nga faqet më të njohura; vetëm 13% e nxënësve të anketuar nga Qendra Kombëtare për Universitetet dhe Biznesin, thanë se ata e përdorën Facebook ë për të zgjedhur një kurs studimi.

Twitter është një tjetër burim i mirë i informacionit dhe një mënyrë për të bërë pyetje dhe për të marrë përgjigje. “Twitter është një mundësi e madhe për të marrë përgjigje për çdo pyetje për qartësimin e çdo konfuzioni me procesin e aplikimit dhe për marrjen e fotografive në kohë reale të jetës universitare”, – thotë Sabrina Francis, koordinatore për median sociale në “City University London”.

“Faqet e internetit të universitetit shpesh japin informacion mbi hashtags që nxënësit e tyre përdorin”, thotë Emily Dring, studente e vitit të katërt që ka studiuar frëngjisht në Universitetin e Oksfordit. “Në universitetin tim, ne kemi #oxtweets hashtag, ku studentët shkruajnë në Twitter në lidhje me jetën e tyre në Oxford”.

Të tjera kanale të mediave sociale që studentët e ardhshëm mund t’i përdorin janë dhe Instagram, Pinterest dhe Youtube. Faqe të tjera të dobishme të internetit përfshijnë: UCAS, WhatUni, UniStats dhe Student Room.

Ka pastaj forume dhe blogje të studentëve, ku ju keni mundësinë të mësoni se çfarë mendojnë studentët aktualë për shkollat që ju interesoheni. Ato gjithashtu ju mundësojnë që të merrni përgjigje për pyetje që nuk do të ndiheshit rehat që t’ua bëni në rrugë zyrtare direkt universiteteve.

“Gjithsesi, ju sugjerojnë që të shmangni faqet jozyrtare në kërkim që janë duke u përpjekur për t’ju shitur juve diçka, zakonisht bileta për klub nate dhe faqe ku nuk i japin të dhënat tuaja publikisht”, – thotë Francis. Gjithashtu mund të ketë njerëz anonimë që flasin në emër të studentëve, pra kërkimi juaj duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bini pre e informacioneve të pasakta apo mashtrimeve. Studentët duhet të kenë parasysh se jo të gjitha faqet ose platformat e mediave sociale janë të verifikuara. Nxënësit duhet të hulumtojnë në llogaritë e verifikuara në Twitter dhe Facebook dhe të përdorin faqen e internetit të institucionit për informacione të sakta në lidhje me kurset dhe tarifat”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama