Facebook dhe Google ne lufte me njeri-tjetrin

Facebook dhe Google ne 'lufte' me njeri-tjetrin

Facebook dhe Google kanë hyrë në një garë me njëri-tjetrin, për shkak të hapësirës ajrore. Kështu kompania “Google” kërkon që të dominojë hapësirën ajrore, hapësirë të cilën Facebook-u po e përdor prej shumë kohësh.

Mësohet se Google kërkon të negociojë me skuadrën e Mark Zuckeberg-ut, madje duke i ofruar edhe shuma të mëdha kësaj të fundit, por Facebook-u duket se nuk dëshiron të negociojë për ketë çështje.

Bëhet fjalë për zaptimin e hapësirës ajrore të kontrolluar nga kompania “Titan Aerospace”, e cila bën që shtrirja e përdorimit të valëve të këtyre kompanive të zgjerohet dhe të marrë përmasa gjigante, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Facebook-u deklaroi muajin e kaluar se kishte blerë të drejtën e përdorimit të një pjesë të hapësirës nga NASA dhe nga firma e njohur si “Ascenta”, duke u fuqizuar kështu akoma më shumë. Vetëm pas rreth një muaji, Goggle kërkon që të negociojë me Facebook-un që të përdorë edhe ajo hapësirën që përdor skuadra e Zuckeberg-ut, por kjo e fundit duket e pamundur për momentin.

“Titan Aerospace” edhe “Ascenta”, janë kompani të specializuara në dërgimin dhe përhapjen e valëve në hapësirë, shërbim i cili zgjat për shumë vjet. Facebook dhe Google kanë shprehur interesin për të nënshkruar një marrëveshje me këto dy kompani, pasi duan që ta zgjerojnë fuqinë e tyre. Sa më shumë shtrirje të valëve të internetit, aq më shumë klientë ka, dhe aq më shumë të ardhura fitohen. Pra çdo gjë bëhet për qëllime fitimi, ndaj dhe dy kompanitë tashmë janë në “luftë” me njëra-tjetrën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama