Fabrika e endrrave

Fabrika e endrrave

“Do të donim të lexonim ëndrrat e nejrëzve”, thotë Moran Cerf, neuroshkencëtar në Universitetin e Nju Jorkut dhe në Universitetin e Kalifornias. Cerf, bashkë me kolegët e tij, ka zhvilluar një teknikë që mendohet të jetë në gjendje të lexojë ëndrrat në po të njëjtën kohë që ato zhvillohen në tru. Nuk është ende skenari i filmit “Inception”, por është e pamohueshme që neuroshkencat janë duke bërë hapa gjigandësh, falë teknikave të rezonancës manjetike që lejojnë të vizualizohen proceset verbalë. Aq sa për të bërë të zbatueshme gjëra – që nga aftësia për të lexuar mendimin, deri tek ajo e rregjistrimit të ëndrrave – që deri pesëdhjetë vjet më parë ishin fantashkencë.

Kontakt me të përtejmen

Bota e ëndrrave ka qenë për një kohë të gjatë e kundërvënë, pothuajse antagoniste ndaj botës materiale dhe shkencore: nëse shkenca është racionale, ëndrra është irracionale për definicion. Për popujt antikë – por në fund të fund, për shumë prej tyre edhe sot – ëndrra ishte një mënyrë për të hyrë në një dimension hyjnor në gjendje të zbulonte të ardhmen apo për t’u vënë në kontakt me të përtejmen. Në mitologjinë greke, ëndrrat silleshin nga perëndia i gjumit, Hypnos, por edhe nga Morfeu (prej nga vjen edhe homonimi i filmit Matriks), nga Fobetori për makthet dhe nga Fantazos për ëndrrat tërësisht joreale.

Pararendësi i Frojdit

Për të shpjeguar vizionet tona të natës, grekët e lashtë nuk e hidhnin vështrimin vetëm nga Olimpi: Artemidori i Daldit i lindur në Hefes dhe që ka jetuar në shekullin II pas Krishtit, ishte i pari që katalogoi mijëra ëndrra, duke i ndarë në 5 grupe dhe duke dalluar, për shembull, ato paralajmëruese nga ripërjetimet e thjeshtë në ëndërr të eksperiencave të jetuara. Me veprën e tij Onirokritika, në fakt, Artemidori i parapriu me 17 shekuj “Interpretimit të ëndrrave”, libri i Zigmund Frojdit që shënoi në vitin 1900 lindjen e psikanalizës moderne.

Paralizuar

Studimet e parë shkencorë për këtë argument i përkasin viteve pesëdhjetë, kur u nis të maten me instrumenta elektrike mekanizmat fiziologjikë të gjumit. Zhvillimi më i rëndësishëm erdhi në 1952, kur studenti Eugene Aserinsky, në Universitetin e Chicagos, kupotoi që në disa faza të gjumit sytë lëvizin me shpejtësi nën qepalla: ishte zbuluar faza REM e gjumit (Rapid Eye Movement), gjatë të cilës truri rregjistron një aktivitet shumë të madh ndërkohë që trupi mbetet i paralizuar. Shumë shpejt u kuptua që, nëse zgjoheshin gjatë fazës REM, njerëzit shpesh kujtonin se ishin duke ëndërruar: që atëherë, studimet për gjumin u fokusuan mbi të gjitha në këtë fazë. “Në realitet, kjo ide ishte frut i një produkti eksperimental”, thotë Luigi De Genaro, “duke u nisur nga fakti që vullnetarëve u kërkohej vetëm që të kujtonin ëndrrat e tyre. Më pas, në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë u preferua të zhvendosej vëmendja tek aktiviteti mendor. Kështu, duke zgjuar personat e duke i pyetur “Cfarë po të kalonte nëpër mendje teksa flije?”, rezultoi që në 90 % të rasteve kishte një aktivitet mendor gjatë fazës REM: por, afërsisht në 70 % të rasteve, edhe në fazën jo REM”.

Emocione, vërtetësi, çudi

De Gennaro është autor i një studimi të kohëve të fundit i botuar në revistën e specializuar Human Brain Mapping, i kryer në bashkëpunim me Institutin Santa Lucia në Romë dhe Universitetin e Aquilas në Bolonjë, studim ku lidhen karakteristikat fiziologjike të trurit me disa karakteristika të ëndrrave: gjatësia e tyre (apo më saktë, gjatësia e teksteve të përdorur për t’i përshkruar), niveli emocional, vërtetësia, habia.

Studimi, i kryer me teknikat moderne të rezonancës magnetike ka studiuar 35 individë të moshave mes 18 dhe 70 vjec si dhe ka përcaktuar disa lidhje komplekse mes këtyre karakteristikave të ëndrrave dhe karakteristikave fiziologjike të dy zonave të rëndësishme të trurit: zona që rregullon emocionet dhe zona e hipokampusit e lidhur me qendrat e kujtesës.

Rezultatet? “58 përqind e gjërave të cuditshme që shihen në ëndrra është lidhur me variacionet strukturorë të zonës së emocioneve”, shpjegon De Gennaro. “Sa më i vogël të jetë vëllimi i zonës së majtë, për shembull, aq më të mëdha janë cuditë. Vec të tjerash, ato rriten edhe nëse rritet vëllimi i hipokampusit të djathtë”. Rezultate analogë janë arritur edhe për tonin emocional dhe vërtetësinë. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Mekanizma molekularë…

Përvec këtyre karakteristikave fiziologjike, grupi i De Gennaro është duke studiuar edhe mekanizmat kimikë dhe elektrikë të trurit që ëndërron. Sa u përket të parëve, studimet vazhdojnë: “Ka pacientë, të prekur nga Parkinsoni, që kanë mungesë dopamine (një neurotransmetues, domethënë një molekulë që transmeton impulset elektrokimikë në tru)”, shpjegon De Gennaro. “Po studiojmë ëndrrat e tyre para dhe pas një trajtimi farmakologjik, që synon të rrisë nivelit e dopaminës. Dhe presim që cilësia dhe sasia e ëndrrave të rritet në përpjestim me nivelin e këtij neurotransmetuesi”.

Dhe valë elektrike

Për sa u përket aspekteve elektrofiziologjikë, studimet bazohen në leximin e impulseve elektrikë të trurit, përmes një kuantifikimi të sinjaleve të një elektrocenfalogrami, për të vendosur kushtet nëse do ta kujtojmë apo jo një ëndërr. Në këtë rast, studimi u krye tek 64 individë të zgjuar në fazën e gjumit REM dhe joREM. “Kemi parë që, gjatë gjumti REM, një sasi e madhe valësh beta në zonën cerebrale frontale tregon se ëndrra kujtohet me shumë detaje”, shpjegon De Gennaro. “Në po të njëjtën mënyrë, në fazën REM, një sasi e vogël valësh alfa (8-12 Hz) në zonën cerebrale temporale të djathtë i korrespondon një kujtimi më të mirë”.

Eshtë domethënës fakti që një ndërlidhje e ngjashme gjendet edhe në fazën e zgjimit. Për shembull kur mësojmë dicka të re apo një vend të ri, për ta kujtuar aktivizohen të njëjtët mekanizma. “Kërkimet nxjerrin në pah që, nga pikëpamja e trurit, gjumi nuk është aq shumë i ndryshëm nga gjendja e zgjimit”, komenton De Gennaro. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Neuronet

Në fakt, një grup shkencëtarësh në Kaliforni është duke zhvilluar një teknikë për të lexuar aktivitetin e trurit dhe transformuar mendimin në modele për t’i hedhur në kompjuter. Grupi, i udhëhequr nga Chirstof Koch i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, të cilit i përket edhe Moran Cerf, ka identifikuar në mënyrë të vecantë disa neurone që karakterizojnë një imazh të saktë: për shembull, është një neuron që aktivizohet kur mendohet për Merilin Monronë, apo një tjetër kur mendohet për Bill Klintonin, apo një tjetër kur mendon për Kullën Eiffel. Tani shkencëtarët kanë demonstruar se kur mendojmë për një pamje, neuroni përkatës aktivizohet dhe mund të përdoret për të kryer një operacion vetëm me forcën e mendimit: përqëndrohet tek Bill Klinton dhe ndizet drita, apo dërgohet një email përshembull. Për momentin mendohet mbi të gjitha për programe kompjuterikë në fushën e domotikës apo për të ndihmuar pacientët e prekur nga paraliza. Por studiuesit hedhin hipotezën që, ndoshta në një të ardhme të largët kjo teknikë mund të përdoret edhe për të “spiunuar” imazhet që krijohen gjatë ëndrrave.

Lexo brenda trurit

Në ndërkohë, edhe në pjesë të tjera të botës po kërkohet që të vizualizohet aktiviteti cerebral me teknika gjithnjë e më të sakta. Për shembull në Japoni, studiuesit e Laboratorit të Shkencave Kompjuterike në Tokio kanë zhvilluar një teknikë për të rindërtuar pamjet që formohen në tru kur lexohet: u kanë dhënë disa personave të shkojnë shkrimin “neuron” apo shenja të tjera të thjeshta me formë X apo kuadrati, dhe falë rezonancës manjetike kanë parë fluksin e gjakut në korteksin pamor, duke rindërtuar fjalën apo simbolin.

Rezultatet janë mbresëlënës, edhe pse imazhet e rindërtuar deri tani kanë një rezolucion shumë të ulët dhe janë në bardhë e zi. Megjthatë, në të ardhmen thotë Jukijasu Kamitani, autori kryesor i kërkimit, teknika mund të përmirësohet për të lexuar imazhet me një rezolucion më të lartë dh eme ngjyra.

John Dylan Haynes, i Qendrës Bernstein për Shkenca Kompjuterike në Berlin pranon se këta zhvillime janë të rëndësishëm, dhe që mund të bëjnë të mundur regjistrimin e ëndrrave. Në cdo rast, paralajmërojnë ekspertët, duhet të fillojmë të shqetësohemi për privatësinë tonë: kush është ai që do të donte që mendimet e tij më intimë, deri edhe ëndrra, të mund të zbuloheshin dhe të transkriptoheshin në një mikrocip apo në një disk e më pas të shiheshin në një kompjuter?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama